7.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Policia e Kosovës: 2128 shoferëve u është ndaluar vozitja

Policia e Kosovës nëpërmes rrjeteve sociale ka bërë të ditur se u është ndaluar vozitja 2128 personave.

Policia ka treguar se gjatë muajve janar–prill 2019 i kanë ndaluar drejtimin e mjeteve motorike 2128 shoferëve si dhe 5076 shoferëve të tjerë iu kanë vendosur pikë negative.

Ajo thotë se këtë e kanë bërë për qëllim të ngritjes së sigurisë në trafik rrugor si dhe uljen e aksidenteve, transmeton koha.net.

Policia e Kosovës ka apeluar te qytetarët që të respektojnë rregullat në trafikun rrugor sepse “në të kundërtën mund të mbeteni pa patentë shofer” thonë policia.

Policia e Kosovës: 2128 shoferëve u është ndaluar vozitja

Më Shumë

Lajmet e Fundit