21.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Policia e Kosovës shantazhon kryeredaktorin e Gazetës Blic, Adrian Çollaku

Hetuesit e Policisë së Kosovës, sot kanë ftuar në “intervistë” kryeredaktorin e Gazetës Blic, Adrian Çollaku, për një shkrim të publikuar para tre muajsh. Kjo ftesë e Policisë së Kosovës, vjen vetëm pak ditë, pasi Gazeta Blic publikoi një skandal të Policisë, ku suspendimi i një zyrtari të lartë të këtij institucioni mbahej fsheht tash disa kohë. Policia në thirrjen që i kanë bërë kryeredaktorit të Gazetës Blic ka thënë se do t’i merret atij deklaratë, për publikimin e një dokumenti kinse konfidencial, kur qe publikuar qarkullimi bankar i kandidatit për kryeprokuror të shtetit, Aleksandër Lumezi. Policia e Kosovës me këtë rast s’ka bërë që gjë tjetër pos që (edhe njëherë) dëshmoi atë që flitet e dihet: se sidomos kur liria e mediave është në pyetje- ajo është instrument i politikës ditore në mënyrë që mendimi dhe fjala e lirë ose të blihen ose të shtypen.

Bordi i Botuesve të Gazetës Blic me këtë rast fton Policinë e Kosovës dhe instuticionet tjera përgjegjëse që t’i rrijnë larg edhe tentimit e lëre me keqpërdorimit të redaksisë, lirisë së fjalës dhe pavarësisë editoriale.

Në vazhdim u sjellim të plotë denoncimin publik të kryeredaktorit të Gazetës Blic, Adrian Çollaku:

Denoncim publik i shantazhit nga Policia e Kosovës për shkak të shkrimeve në Gazeta Blic

Të dashur miq, sot në mëngjes jam thirr për intervistë nga Policia e Kosovës, lidhur me publikimin e artikullit në gazetablic.com për qarkullimin bankar të atëherë kandidatit për kryeprokuror të Kosovës Aleksandër Lumezi.

Rasti për mënyrën e rrjedhjes së këtij dokumenti është hapur menjëherë pas publikimit të dokumentit nga shefi i Njësitit të Krimeve financiare Dardan Nuhiu, ndërsa ftesa për intervistë në Polici më është bërë tek sot, diku gati tre muaj më vonë.

Koincidencë nuk mund të jetë, që unë ftohem për intervistim katër ditë pas publikimit të një skandali të madh në Policinë e Kosovës- ku gazetablic.com denoncoi dhe zbuloi mbajtjen fshehtë të shkarkimit të njërit nga zyrtarët e lartë të Policisë së Kosovës.

Gjithashtu është e dyshimtë që ftesa për intervistim vjen pasi që Prokurori i ri i shtetit, Aleksandër Lumezi të jetë rehatuar në pozitën e tij prej prokurorit.

Dua ta potencoj sërish se publikimi i këtij dokument, ashtu sikur e kanë konstatuar edhe kolegët gazetarë jo vetëm që është obligim, por është edhe detyrim profesional pasi që ka të bëjë me një postë publik. Fshehja e tij nga ana e medias, do të ishte në kundërshtim me misionin e tonë dhe bashkpjesmarrje në jo-transparencë. Një zmbrapsje dhe ligështim, pra.

Unë mburrem me publikimin dhe nuk do të ndaloj të jem në shërbim të vërtetës, llogaridhënies , mbikëqyrjes dhe transparencës së zyrtarëve publik, përkundër shantazheve si ky tani dhe edhe sikur të më ftojnë nga 10 herë në ditë për deklarata në Polici e hetuesi.

Portali gazetablic.com dhe unë do të vazhdojmë të jemi të pa mëshirshëm dhe të ashpër me të gjithë ata që po e shkelin ligjin, po e vjedhin e shkatërrojnë të ardhmen e këtij vendi, dhe shantazhojnë mediat e shoqërinë për të heshtur, që ata ta “ladrojnë” këtë vend e lirinë tonë për përfitime personale e të familjes.

Në Kosovë nuk ka më pas vend për Putinët, Erdoganët e sundimtarët e tjerë!

Më Shumë

“Fëmija po rrezikohen”- vozitje të “çmendura” në një fshat të Malishevës, pamje nga kamerat

Në njërën rrugë të fshatit Drenoc të Komunës së Malishevës banorët atje po rrezikohen nga ngasësit e veturave. Pamjet nga kamerat e sigurisë që janë...

Muriqi kërkon fitore edhe ndaj Hungarisë!

Sulmuesi i Kosovës, në miqësoren ndaj Armenisë edhe kapiten i kombëtares kosovare, Vedat Muriqi pas ndeshjes së fituar ndaj armenëve me rezultat minimal 0-1 për faqen...

Lajmet e Fundit