4.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Policia gjen veturën e vjedhur në Korishë të Prizrenit

Një veturë e tipit Toyota Chrysler e raportuar si e vjedhur sot në fshatin Korishë të Prizrenit, është gjetur nga policia në të njëjtin fshat.

Sipas një njoftimi nga Policia, është bërë ekzaminimi i vendit të ngjarjes dhe vetura i është kthyer pronarit. Nuk ka të arrestuar lidhur me rastin.

Ky është njoftimi i plotë i Policisë:

Me datën 7 maj 2019 është raportuar për një rast vjedhje të veturës që ka ndodhur në fshatin Korishë të Prizrenit. Vetura është vjedhur në oborrin e shtëpisë së viktimës. Vetura është e tipit Toyota Chrysler me targa vendore. Pas pranimit të informacionit nga ana e viktimës, janë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore ku pas një punë intensive të hetueseve të Policisë është arritur që të gjendet automjeti i vjedhur i cili ishte në një rrugë lokale të fshatit Korishë. Është bërë ekzaminimi i vendit të ngjarjes, ku është gjetur vetura e vjedhur dhe më pas i është kthyer pronarit. Hetuesit policorë janë duke punuar në identifikimin dhe ndalimin e kryerësve të mundshëm të kësaj vepre.

Më Shumë

16 kosovarë janë ndaluar nga autoritetet serbe, mbi 300 të bllokuar në kufi

16 kosovarë janë ndaluar nga autoritet serbe në pikën kufitare Kroaci-Serbi. Janë mbi 300 udhëtarë të cilët janë bllokuar në këtë pikë kufitare me...

Diplomon gjenerata e 59 e Policisë së Kosovës

Sot në sallën ‘1 Tetori‘ në Prishtinë diplomoi gjenerata e 59 e Policisë së Kosovës, në përbërje të komuniteteve të ndryshme. Këtë ceremoni solemne, me...

Lajmet e Fundit