16.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Policia në Prizren arreston një të dyshuar për gjuajtje me armë

PoliciaKS-prangatL. Thaçi ka përfunduar në pranga të policisë, pasi që është zbuluar se ai kishte shtënë me armë në një veturë. Zëdhënësi i PK-së në Prizren, Hazir Berisha tha se arrestimi i i të dyshuarit është bërë pas njoftimit të një shoferi se i është dëmtuar me plumbë vetura.

“Rreth orës 15:12 min, një shofer përderisa ishte duke e drejtuar automjetin e tij të llojit “Mercedes” kishte hetuar se vetura u dëmtua dhe pasi ka shikuar mirë, ka vërejt një predhë të fishekut të kalibrit dhe llojit të panjohur që kishte depërtuar në brendësi të automjetit. Pasi është informuar policia në Prizren, është hartuar një plan taktik nga policë patrullues dhe hetues i cili doli i suksesshëm pasi u gjet i dyshuari i cili në momentin kritik kishte shtënë nga pistoleta në afërsi të restorantit “Syri i Artë” në Landovicë. Policia pasi ka sekuestruar një pistoletë të llojit ”Crvena Zastava” të kalibrit 7.65 mm me 37 fishekë dhe dy karikatorë ka shoqëruar të dyshuarin L. Thaçi në Stacion. Pas konsultimit me prokurorin është vendosur që i dyshuari të ndalët nën masën e arrestit për 48 orë”, tha Berisha.

Ndërkaq, në fshatin Lubizhdë e Prizrenit, është raportuar se rreth orës 11:00 të datës 10 gusht,një qytetari i është dëmtuar dera e shtëpisë nga një plumb “Qorr”.

Berisha tha se policia ka gjetur një predhë të fishekut e cila pasi kishte shpuar derën kishte rënë në dysheme. “Krim teknika ka kryer procedurat e duhura në vendin e ngjarjes dhe është iniciuar rasti si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, tha Berisha. /PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Malishevë/ Në 25-vjetorin e rënies u përkujtua dëshmori Brahim Morina

Në 25-vjetorin e rënies në altarin e lirisë, u përkujtua dëshmori i kombit, Brahim Morina, nga fshati Drenoc. Në përkujtim të rënies së tij,...

Universiteti “Ukshin Hoti” arrin marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Karamanoglu Mehmetbey nga Turqia

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren dhe Universiteti Karamano?lu Mehmetbey nga Turqia, sot kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi. Siç bëhet e ditur sipas njoftimit, marrëveshja është...

Lajmet e Fundit