9.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Policia në Prizren kërkon ndihmë për të gjetur një person të zhdukur

Në mbrëmjen e datës 12 maj, në Policinë e Prizrenit është iniciuar rasti “Person i zhdukur” në bazë të deklaratave të familjarëve të cilët thonë se viktima, Marjan Gjugja, nga Prizreni i vitlindjes 1948 është larguar nga shtëpia në drejtim të panjohur dhe se nga ajo ditë ende nuk dihet asgjë për vendin ku ndodhet.

“Në ditën kritike, viktima ka pasur të veshur një xhaketë ngjyrë kafe dhe pantallona të zinj. Besohet se i njëjti ka probleme shëndetësore me harresën”, thuhet në njoftimin e Policisë së Prizrenit.

Tutje thuhet se Drejtoria Rajonale Policisë se Prizrenit kërkon ndihmë nga qytetarët të cilët mund të kenë ndonjë informatë sado të vogël ta informojnë stacionin më të afërt policor ose në telefon në numrin 192.

 

Më Shumë

Inzaghi: Gjashtë trofe për tri vjet nuk janë pak

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi ndihet i lumtur me fitoren e mbrëmshme në derbin e qytetit, i cili njëherësh ia siguroi edhe titullin e...

Zyrtare: Cannavaro, trajneri i ri i Udinese

Fabio Cannavaro është trajneri më i ri i skuadrës së Udinese. Klubi bardhezi ka kënaqësinë të mirëpresë kampionin e botës dhe fituesin e Toipt të...

Lajmet e Fundit