10.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Policia sekuestron armë në Prizren

Në vazhdën e parandalimit, hetimit dhe zbulimit të veprave penale, gjatë punës operative ne teren, Policia e Prizrenit, stacioni policor Veri i ka sekuestruar dy pistoleta:

Tek i dyshuari F B, në rrugën ”Afrim Bytyqi” është sekuestruar një pistoletë e llojit ”KRAL FIRTINA MAGNUM”, njofton Klan Kosova.

Gjatë hetimit të rastit shantazh, hetuesit kishin arritur të siguronin informata për armën të cilën i dyshuari e ka dorëzuar në mënyrë vullnetare.

Rasti i dytë po ashtu ndërlidhet me shantazh ne te njëjtën rrugë, i dyshuari M.M ka pranuar se e ka ne posedim një arme zjarri te cilën e ka huazuar ne muajin Korrik nga i dyshuari Nr 1 duke e treguar edhe vendin ku e mban armen ne automjetin Audi –A6 , ngjyre hiri, prone e te dyshuarit nr.2 është gjetur e me pas është sekuestruar ne cilësinë e provës materiale një pistolete “ ZORAKI” MOD 914-B,me mbishkrimin “MADE by ATAK arms LTD,CAL 9mm.PAK, me numër serik 1016-002048 dhe një karikator i pistoletës.

Për të gjitha veprimet e ndërmarra është njoftuar Prokurori i shtetit ku rasti procedohet ne procedurë te rregullt.

Kallëzimi penal do t’i kalojë prokurorisë kompetente për procedura të më tejme ligjore

Më Shumë

Durrësi qyteti më i nxehtë deri në 2040-ën, në mesin e tyre edhe Prizreni

Zyra e Bankës Botërore në Kosovë bën të ditur se nxehtësia ekstreme në qytetet e Ballkanit Perëndimor është përkeqësuar ndjeshëm dhe valët e të...

Nesër ditë zie në Kosovë

Nesër do të mbahet ditë zie në Kosovë. Kështu ka bërë të ditur Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. “Nesër do të jetë ditë zie shtetërore në...

Lajmet e Fundit