2.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Premtohet mbështetje për projektet ndërkufitare në Dragash

Dragash-Salim Jenuzi-Qemal Minxhozi-Songul OzanIntensifikimi i bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Dragashit dhe atyre në juglindje të Kukësit ishte në fokus të bisedave ndërmjet ambasadorit të Turqisë, atij të Holandës e të Shqipërisë në Kosovë dhe autoriteteve lokale të Dragashit.

Pjesëmarrësit e këtij takimi janë angazhuar për gjetjen e mundësisë së hartimit të projekteve të përbashkëta, ndërmjet Komunës së Dragashit dhe atyre andej kufirit me Shqipërinë, e në veçanti për krijimin e një tregu të përbashkët, në Krushë të Gorës, i cili do t’i shërbente plasimit të produkteve të të dyja vendeve, shkruan Koha Ditore.

Ambasadori i Shqipërisë, Qemal Minxhozi, ka theksuar se qëllimi i këtij takimi është gjetja e modaliteteve për intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet Komunës suaj dhe komunave në juglindje të Kukësit. Potencialet e mëdha blegtorale e turistike që kanë këto dy zona duhet të vihen në shërbim të qytetarëve. Shpresoj se me angazhimin e përbashkët do të gjejmë mënyra për shfrytëzimin e këtyre resurseve”, ka thënë Minxhozi. Në vazhdim, ai është shprehur që bashkërisht duhet të ushtrojnë ndikimin tek qeveritë e dy vendeve, me qëllim të hapjes së këtij rajoni dhe lidhjes me Maqedoninë.

“Shishtaveci, Borja, Novoseja e fshatrat e tjera andej kufirit me Kosovën kanë potenciale të mëdha turistike dhe për kultivimin e patates e produkteve të tjera ushqimore. Prandaj kam mendimin që ne sa më parë duhet të angazhohemi që të bëjmë një program integrues. Jemi të angazhuar që bashkë me ju të hartojmë projekte të përbashkëta për ngritjen e kapaciteteve për përpunimin e patates. Këtyre iniciativave mund t’iu shërbejë lidhja e kësaj komune me fshatrat andej kufirit me Shqipërinë, për çka ne tashmë kemi hartuar projektet me Fondin Shqiptar të Zhvillimit, realizimi i të cilave është duke vazhduar”, ka nënvizuar ambasadori Minxhozi.

Edhe ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Songul Ozan, është shprehur në favor të krijimit të një tregu të përbashkët ndërmjet këtyre dy zonave, për çka ka shprehur mbështetjen e Turqisë. Ndërkaq ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Boch, ka nënvizuar se përvojat pozitive që ka Holanda me Komunën e Vushtrrisë, sidomos ato në prodhimin e patates, mund të vazhdohen edhe në këtë rajon.

Ndërkaq, kryetari i Komunës së Dragashit, Salim Jenuzi, përmendi se asfaltimi i rrugës Krushe-Shishtavec na është premtuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, dhe kjo shpresoj se do të përfundohet brenda pak muajsh. Ndërkaq, sa i përket themelimit të tregut të përbashkët, në Krushe të Gorës, premtimet janë se do të kemi edhe mbështetjen e Qeverisë së Kosovës,ka shtuar Jenuzi.

Më Shumë

Kryeziu: Serbia vazhdon me regjimin e Millosheviqit, pavarësisht që kanë ndryshuar njerëzit

Ish-gjyqtari i Kushtetueses, Kadri Kryeziu, thotë se Serbia me veprimet e ngjashme si ato të sotme që ndaloi kosovarët në pikat kufitare, po tregohet...

Barcelona refuzon një ofertë të majme për Raphinhan, kërkon 20 milionë më shumë

Raphinha pritet të largohet nga Barcelona në afatin kalimtar të verës, por vetëm për ofertën e duhur. Sulmuesi brazilian ka shpërthyer në javët e fundit...

Lajmet e Fundit