9.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Jahjaga: Nuk do të lejoj pazare politike rreth kryeprokurorit

(E plotësuar) Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, tha sot se ende nuk e ka marrë një vendim në çështjen e dekretimit të kryeprokurorit të Shtetit.

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) i ka propozuar Presidentes emrin e Aleksandër Lumezit për pozitën e Kryeprokurorit, por procesi është komplikuar meqë dosja e nominimit të tij ka shkuar në Gjykatën Kushtetuese për qartësim të procedurave të zgjedhjes së tij.

Pavarësisht zhegitjeve, Presidentja tha se nuk do t’i lë hapësirë politikës që të ndërhyjë në këtë proces.

“Propozimi është në shqyrtim dhe nuk do të jetë në funksion të asnjë pazari politik”, tha ajo.

Duke folur sot në një debat të organizuar nga Lëvizja FOL, Presidentja Jahjaga la të kuptohet se nuk do të ngutet për ta marrë një vendim rreth Kryeprokurorit.

“Kjo çështje nuk është tejzgjatur në zyrën time por është vonesë nga Këshilli Prokurorial. Unë vendimin do ta marr në bazë të kompetencave ligjore e kushtetuese”, tha Jahjaga./Kallxo.com/

Presidentja e pakënaqur me punën e Prokurorisë dhe Gjykatave

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka thënë se prej që ka marrë këtë detyrë e ka kthyer besimin e qytetarëve në institucionin e presidentes.

“Përshtypjet e mia si presidente nga përvoja institucionale, si presidentja e pare konstitucionale dhe apartiake ka bërë që detyra ime të jetë që zyrën e presidentit ta depolitizoj dhe ta kthej besimin tek qytetarët”.

Jahjaga po ashtu ka folur edhe për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ajo ka thënë se nuk është e kënaqur me përgjigjen e institucioneve ndaj këtij problemi.

“Në luftën kundër korrupsionit nuk jam e kënaqur me përgjigjen e institucioneve kundrejt këtij problemi. Dua që shteti ynë të udhëhiqet nga një ndër vlerat më të rëndësishme, atë se të gjithë duhet të jemi të barabartë para ligji”, ka thënë Jahjaga gjatë një debati në FOL.

“Na duhet me shumë përkushtim në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kjo luftë nuk mund të ndalet dhe pengohet, por barra kryesore po bie mbi institucionet që kanë kompetenca në hetim, ndjekje dhe gjykim. Politika duhet te qëndroj larg sistemit te drejtësisë”, ka thënë ajo./Indeksonline/

Më Shumë

Policia shqipton mbi dy mijë gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës njofton se për 24 orë, ka shqiptuar 2084 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente...

Del në ankand xhaketa ikonike e Michael Jacskonit te “Thriller”

Një prej xhaketave origjinale të Michael Jacksonit që i ka veshur në videoklipin e këngës “Thriller” ka dalë në ankand online. Xhaketa kuq e zi...

Lajmet e Fundit