13.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Presidentja nuk flet për dyshimet e avokatit të popullit ndaj kushtetueses

Atifete Jahjaga 2Dyshimet e avokatit të popullit Sami Kurteshi për falsifikimin e mundshëm të kuorumit të Gjykatës Kushtetuese, kur kjo gjykatë vendosi që është kushtetues dekreti i presidentes për vazhdimin e mandatit të tre gjyqtarëve ndërkombëtarë, nuk janë komentuar nga kryetarja Jahjaga.

Jahjaga po vizitonte Krushën e Madhe, kur u pyet nga gazetari i KALLXO.com se si i komenton akuzat e Avokatit të Popullit ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Këto ndonjëherë tjetër, drejtësia është e ndarë,” tha presidentja Jahjaga, duke folur për ndarjen e pushteteve.

Jahjaga më 1 shtator të vitit të kaluar ua vazhdoi me dekret mandatin tre gjyqtarëve ndërkombëtarë të Gjykatës Kushtetuese, në kohën e ngërçit politik në Kosovë.

Pastaj avokati i popullit Sami Kurteshi këtë dekret të presidentes e dërgoi për vlerësim kushtetutshmërie në Gjykatën Kushtetuese, duke kërkuar masë të përkohshme ndaj tij, me të cilën dekreti do të pezullohej.

Në nëntor të vitit të kaluar me vendimin KO 155/14 Kushtetuesja hodhi poshtë kërkesën e avokatit për masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes.

Por Robert Carolan, njëri nga këta gjyqtarë ndërkombëtarë i shkroi avokatit Kurteshi, për t’i treguar se e ka distancuar veten nga pjesëmarrja gjatë vendimit të Kushtetueses me numër KO 155/14, ndërsa avokati dyshon se nuk kishte kuorum për këtë vendim.

Kurteshi letrën e gjyqtarit Carolan e publikoi më 26 shkurt, ndërsa për këtë çështje emisioni “Jeta në Kosovë” mbajti një debat.

Gjykata Kushtetuese mohoi se ndonjëherë i ka munguar kuorumi./Kallxo.com/

Më Shumë

Rifat Jashari kërkon që të gjithë shqiptarët të jenë të bashkuar

Në Gllogjan të Deçanit u mbajt manifestimi qendror i “Epopesë së Dukagjinit”. Sot më 24 mars u bënë 26 vjet nga rezistenca e UÇK-së me...

Sot mot me diell e me vranësira

Të dielën mbrëma pati mot me shi, ndërkaq në disa zona ra edhe borë. Ndërkaq, gjatë ditës së sotme pritet të mbajë mot me diell...

Dhimbja

Lajmet e Fundit