8.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Pritet rregullimi i shtratit të Drinit të Bardhë

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, me disa deputetë të Kuvendit të Kosovës sot vizituan rrjedhën e lumit Drini i Bardhë, në fshatin Gjonaj të Prizrenit për të parë nga afër gjendjen e lumit, dëmtimet e shtratit të tij si dhe prezantimin e masave që MMPH-ja do t’i ndërmarrë për përmirësimin e gjendjes së këtij lumi, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.

“Bazuar në gjendjen e keqe të shtretërve të lumenjve, kemi ndarë buxhet për sanimin, pastrimin dhe zgjerimin e shtretërve të lumenjve në Kosovë, aty ku kanoset rreziku nga veprimet e dëmshme të ujërave. Së bashku me komunën e Prizrenit, kompaninë rajonale të ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” dhe bankën gjermane për zhvillim (KFW) jemi në fazën e ndërtimit të impiantit të ujërave të zeza në Prizren, një projekt i cili do të përmirësoj gjendjen e ujërave në komunën e Prizrenit”, tha me këtë rast ajo.

Reshitaj shtoi e janë duke bashkëpunuar me Malin e Zi, Shqipërinë dhe Maqedoninë në kuadër të projektit: Bashkëpunimi ndërkufitar dhe menaxhimi i integruar i burimeve ujore në Drinin e Bardhë dhe pellgun të zgjeruar të Drinit.

Projekti është 4 vjeçar dhe përfshinë Kosovën, Maqedoninë, Shqiperinë dhe Malin e Zi.

Është projekti i parë në Kosovë që financohet nga Fondi Global për Mjedis GEF. Projekti parasheh edhe demonstrim të praktikave të mira të trajtimit të ujerave të zeza për zonat rurale.

Pjesë e kësaj vizite në lumin Drini i Bardhë ishin edhe deputetë të Kuvendit të Kosovës Andin Hoti, Drita Millaku, Luljeta Veselaj- Gutaj, Emila Rexhepi dhe Nezir Çoçaj.

Më Shumë

Totaj pret U.D. të Kryeshefit Ekzekutiv të ASK’së, diskutojnë për procesin e regjistrimit të popullsisë

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj priti sot U.D. të Kryeshefit Ekzekutiv të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), Avni Kastrati. Siç bëhet e...

Zbulohet emri i vajzës së Luizit dhe Kiarës, ja detaji që nuk u shpëtoi fansave

Luizi dhe Kiara do të bëhen prindër për herë të parë. Moderatorja është në ditët e fundit të shtatzanisë, ndërsa ditën e djeshme çifti...

Lajmet e Fundit