10.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Prizren: Autorit të aksidentit ku vdiq fëmija, 6 muaj burgim ose 1.5 mijë euro gjobë

Gjykata Themelore e Prizrenit, e ka shpallur fajtor të akuzuarit me iniciale V.L. nga Prizreni, për shkak se ka kryer veprën penale rrezikim i trafikut publik dhe e ka dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë), dënim që, me kërkesën e tij, iu zëvendësua me gjobë në shumën prej 1.500 euro, transmeton Koha.net.

Ai më 06.06.2017 rrethe orës 11:40 minuta në fshatin Zaplluzh – Komuna e Dragashit, nga pakujdesia rrezikon trafikun publik. I njëjti duke drejtuar automjetin transportues “Daimler Crusler” të Sh.P.K, “Kajmak – Algida” godet këmbësoren – viktimën A.A me një fëmijë 5 vjeçar.

I pandehuri me bashkudhëtarin e tij pas goditjes së viktimës largohen pa u ndalur.

Viktima dërgohet nga prindi në ambulancën e fshatit pa shenja jete dhe atje konfirmohet vdekja e tij.

Më Shumë

Nesër ditë zie në Kosovë

Nesër do të mbahet ditë zie në Kosovë. Kështu ka bërë të ditur Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. “Nesër do të jetë ditë zie shtetërore në...

143 vjet nga beteja më e rëndësishme e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Muzeu Historik Kombëtar kujtoi sot 143-vjetorin e Betejës së Shtimes dhe Slivovës. Kjo konsiderohet si beteja më e rëndësishme që zhvilloi ushtria e Lidhjes Shqiptare...

Lajmet e Fundit