7.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Prizren: Babai ndalon fëmijën nga ora e Gjeografisë, akuzon mësuesin për rrahje

Dymbëdhjetë vjeçari U.R ka mbetur prapa në lëndën e Gjeografisë. Ai ndjek mësimet në shkollën fillore “Dëshmoret e Kabashit” në fshatin Korishë të Prizrenit, por ka më shumë se 1 muaj që nuk e ndjekë lëndën e Gjeografisë, tek mësuesi Ramadan Ukaj.

Babai i U.R e ka marrë këtë vendim, raporton Insajderi.

Ai pretendon se mësuesi Ukaj ia rrahu fëmijën me shuplakë në orë të mësimit.

“Unë mora vendim që djali mos ta vazhdoj shkollën mirëpo me ndihmën e kujdestarit dhe kryetarit të fshatit jam bindur që djali të vazhdojë shkollën por orën e arsimtarit Ramadan Ukaj nuk do ta mbanë deri sa të marrë masa shteti”, ka thënë Avdi Rexhaj.

Ai i ka dërguar gazetës Insajderi një video në të cilën mësuesi Ukaj shihet teksa e godet me shuplakë djalin e Rexhajt, U.R. Në videon e incizuar sipas Rexhajt, nga shokët e klasës së djalit të tij, shihet sesi mësuesi e godet me shuplakë.

Por versioni i videos të cilën e kanë bërë shokët e tij, e që Rexhaj e paraqet si fakt, është i xhiruar në versionin e ngadalshëm (slowmotion). Rexhaj thotë se nxënësit kanë incizuar në këtë mënyrë që ta përdornin videon për tu tall me djalin e tij.

“Është bërë në këtë formë sepse nxënësit kanë menduar të bëjnë humor se si mësuesi po i bërtet shokut të tyre. Nuk e kanë pritur as ata që do ta godas”, ka thënë Rexha.

Rasti ka ndodhur me 30 shtator, mirëpo Rexhaj ka paraqitur këtë rast vetëm pas një jave.

“Arsyeja është se drejtori i shkollës e ka angazhuar të punojë në oborrin e shkollës që të heqë dhe, pasi që ora ka filluar, nxënësi është vonuar 2 minuta dhe arsimtari e goditë me shuplakë”, rrëfehet Rexhaj për Insajderin.

Mësuesi dhe drejtori i shkollës mohojnë akuzat. Thonë se fëmija e i Rexhës përpos që nuk është angazhuar të punojë në oborrin e shkollës as nuk është goditur.

Madje drejtori e quan videon montazhë.

“Ky rast ka ndodhur para dy jave dhe ajo video është vetëm një montazh, që ia kanë bërë shokët e klasës dhe se arsimtari nuk e ka goditur por vetëm ia ka mbështet dorën tek qafa”, ka thënë drejtori i shkollës.

“Pasi që e kam shikuar videon unë menjëherë kam shkuar tek drejtori për tu informuar në lidhje me atë se cfarë i ka ndodhur djalit tim, mirëpo drejtori i shkollës më akuzoi se është montazh videoja”, ka thënë Rexhaj.

Kur Insajderi e pyeti drejtorin nëse mësuesi ka raportuar për këtë rast, ai tha të jetë i informuar por nuk e kanë marrë seriozisht akuzën pasi nuk ka fakte.

Njëjtë thotë edhe mësuesi Ramadan Ukaj.

Bile ai jep fjalë të forta kur mohon ta ketë goditur nxënësin.

“Ta kisha bërë atë veprim unë do ta lija ditarin menjëherë” ka thënë Ukaj nëpërmjet telefonit.

Por babai i 12 vjeçarit thotë se nuk do të ndalet derisa drejtori i shkollës ta pranojë të vërtetën dhe mos ta fsheh këtë që ai e quan “krim”.

“Dua që së paku të kërkoj falje, përndryshe fëmijën nuk e kthej në atë orë të atij mësuesi”, ka thënë Rexhaj. /Insajderi.com

Më Shumë

Barcelona refuzon një ofertë të majme për Raphinhan, kërkon 20 milionë më shumë

Raphinha pritet të largohet nga Barcelona në afatin kalimtar të verës, por vetëm për ofertën e duhur. Sulmuesi brazilian ka shpërthyer në javët e fundit...

Përkujtohen dëshmorët dhe martirët e Lubizhdës së Hasit

Në Lubizhdë të Hasit, të premten është mbajtur manifestim përkujtimor në nderim të 14 dëshmorëve dhe 40 martirëve të këtij lokaliteti. Familjarë të dëshmorëve...

Lajmet e Fundit