7.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Prizren: Caktohet ekspertizë financiare në rastin për kompensimin e dëmit nga aksidenti në trafik

 E autorizuara e paditëses Ajsha Haxhiahmedoviq, avokatja Fahire Çeko-Kabashi, të premten, ka propozuar që në lëndën civile ku klientja e saj, kërkon nga kompania e sigurimeve “Eurosig”, kompensimin e dëmeve të pësuara në aksident rrugor, të bëhet ekspertizë financiare.

Avokatja Çeko-Kabashi ka thënë se duke marrë parasysh se faturat e shpenzimeve të paditëses Haxhiahmedoviq, për mjekimin e lëndimeve të pësuara në aksidentin rrugor, janë të përcaktuara në Dinarin e Maqedonisë, kërkon që faturat të konvertohen në Euro, me anë të ekspertizës financiare.

I autorizuari i “Eurosig”, Ardit Bagjuku, nuk e ka kundërshtuar një propozim të tillë, andaj gjyqtari i rastit, Atdhe Berisha, ka thënë se një ekspertizë e tillë do të bëhet dhe seancën e radhës do ta caktojë pasi që të pranojë ekspertizën financiare në fjalë.

Ndryshe, Ajsha Haxhiahmedoviq, më 17 dhjetor 2014, ka parashtruar padi civile në Gjykatën Themelore në Prizren, me të cilën kërkon t’i kompensohet dëmi i pësuar në aksident rrugor nga subjekti i siguruar në kompaninë e sigurimeve “Eurosig”.

Paditësja Haxhiahmedoviq, përmes padisë, ka kërkuar që gjykata të obligojë kompaninë “Eurosig” që në emër të dëmeve materiale dhe jo materiale ta kompensojë atë me shumën e parave prej 10 mijë euro.

Sipas padisë, deri te aksidenti ka ardhur pasi vozitësi Orhan Shinik, duke mos ia përshtatur shpejtësinë kushteve dhe rrethanave të rrugës, nga pakujdesia ka goditur paditësen me anën e përparme të veturës, me ç’rast ia ka shkelur këmbën e majtë, me rrotën e makinës.

Tutje, në padi, thuhet se pas aksidentit, paditësja është shtruar në Spitalin e Prizrenit, e nga aty është transferuar në Spitalin e Shkupit për të bërë intervenim kirurgjik, sepse ka pësuar lëndime të rënda në këmbë./betimiperdrejtesi/

Më Shumë

Asfaltohet rruga Zym-Lugishtë-Dedaj në Has

Komuna e Prizrenit ka bërë të ditur sot se është shtruar shtresa e dytë me asfalt në rrugën Zym-Lugishtë-Dedaj të Hasit. "U shtrua sot shtresa...

Enea Koliqi, ‘Ylli i javës’ në Superligë

Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i javës”. Ky çmim për javën e 29-të...

Lajmet e Fundit