16.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Prizren: I dyshuari heshtë për vrasjen e motrës

S.K. shtetas i Shqipërisë ka dalë sot para Gjykatës së Prizrenit për tu përballur me dyshimet se ai ka gisht në therjen me thikë të motrës së tij.

Viktima një vajzë nga Shqipëria ishte prerë në fyt në qershor të vitit 2013-të ndërsa për aktin policia kishte identifikuar dy persona.

S.K. I cili gjatë të enjtes u ekstradua nga Britania e Madhe ka vendosur mos të flasë para gjykatës për pretendimet e prokurorisë.

Zyrtarë nga gjykata e Prizrenit i kanë konfirmuar KALLXO.com se i dyshuari është mbrojtur në heshtje ndërsa me vendim të gjykatësit Xhevdet Elshani atij I është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Vendimin mbi caktimin e paraburgimit për KALLXO.com e konfirmoi vetë gjyqtari Elshani.

“Ndaj të dyshuarit është caktuar masa e paraburgimit, ndërsa lidhur me këtë rast në arrati është edhe një person tjetër”.

Vendimin mbi paraburgimin e konfirmoi edhe avokati Skender Morina i cili nuk deshi të komentoj më gjatë pasi që rasti është ne hetime.

KALLXO.com raportoi dje se burri me inicialet S.K është ekstraduar në Kosovë nga autoritetet e Britanisë së Madhe si i dyshuar për vrasjen e një vazje në Prizren në vitin 2013.

Sipas burimeve të KALLXO.com brenda policisë S.K arriti në Kosovë dje në mesditë.

Një shtetase e Shqipërisë ishte gjetur e vdekur në Prizren më 4 qershor të vitit 2013 e cila ishte ther me thike disa here dhe ishte prerë ne fyt.

Që nga ajo kohë, policia kishte shpallur në kërkim të dyshuarit S.K dhe S.H.

KALLXO.com mëson se i ekstraduari në Kosovë i lindur në vitin 1994, ishte arrestuar në Britani të Madhe për mashtrim me identitet te rrejshëm, dhe pas identifikimit të tij ai u ekstradua në Kosovë.

Në anën tjetër, i dyshuari i dytë, S.H vazhdon të jetë në arrati dhe po kërkohet nga Policia e Kosovës.

Kërkimi ishte zhvilluar nga njësia ‘FAST’ e Policisë së Kosovës së formuar në vitin 2016.

Vetëm në vitin 2017, sipas policisë janë kryer 46 ekstradime ndërsa ky i fundit shënon ekstradimin e parë në Kosovë nga Britania e Madhe.

Më Shumë

Kosova mposht Armeninë

 Franco Foda ka debutuar me fitore në krye të bankinës së Kombëtares së Kosovës. Dardanët mundën në udhëtim Armeninë, me rezultat 0-1, të enjten në...

Memli Krasniqi propozon Bedri Hamzën për kryeministër

Kryetari i Partisë Demikratike të Kosovës, Memli Krasniqi pritet ta propozojë sot Bedri Hamzën kandidat për kryeministër të ardhshëm të Kosovës. Kreu i PDK-së ka...

Dhimbja

Lajmet e Fundit