6.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Prizren: Gjykimi për vrasje të rëndë, eksperti mjekoligjor thotë se trupi i viktimës ka qenë i kalbur

Eksperti mjekoligjor F. Blakaj, të mërkurën, gjatë shqyrtimit gjyqësor kundër të akuzuarve për vrasje të rëndë, M. e R. Ademit, të akuzuarës për nxitje të vrasjes së rëndë, R.Bytyqi dhe të akuzuarit për moslajmërim të veprës penale, F.Fetiu, ka thënë se kufoma e të ndjerit, A. Bytyqi, ka qenë e kalbur.

Eksperti Blakaj, ka thënë se te viktima është konstatuar djegie të trupit, por se nuk është mundur të konstatohet nëse djegiet janë bërë para apo pas vdekjes, mirëpo sipas tij, është e vërtetuar se vdekja nuk i ka ardhur nga dëmtimet e organeve vitale.

Blakaj ka thënë se viktima ka pasur vetëm një vrimë, e cila për shkak të kalbëzimit të kufomës nuk është mundur të përcaktohet se me çfarë mjeti është shkaktuar, por ai ka shtuar se një vrimë e tillë mund të shkaktohet me një objekt të gjatë me maje ose me predhë të armës së zjarrit.

Eksperti, rreth kohës së vdekjes së kufomës, ka thënë se nuk mund të përcaktohet me saktësi, mirëpo ai ka shtuar se gjatë ekzaminimit të lukthit të viktimës, kanë gjetur lëvore rrushi të patretura, andaj në bazë të kësaj ka konstatuar se vdekja nuk ka ndodhur më shumë se tre orë pas ngrënies së rrushit.

Pas dëshmisë së ekspertit, seanca ka vazhduar me leximin e provave nga shkresat e lëndës, ndërsa marrja në pyetje e të akuzuarve është shtyrë për seancën e radhës, të cilën kryetari i trupit gjykues, Xh. Osmani, e ka caktuar për 2 maj 2018, në ora 10:00.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prizren, i akuzon M. dhe R. Ademin se më 6 tetor 2016, pas marrëveshjes paraprake, kanë privuar nga jeta, në mënyrë mizore, të ndjerin A. Bytyqi.

Bytyqin e akuzon për shtytje në kryerjen e vrasjes, ndërsa F. Fetiu akuzohet për mos lajmërim të veprës penale.Sipas aktakuzës, vëllezërit Ademi, janë takuar gjatë vitit 2016 me të akuzuarën R. Bytyqi, të cilën e kanë vajzë të axhës dhe ajo u është ankuar atyre se bashkëshorti i saj, viktima, po e keqtrajtonte atë, duke e rrahur.

Më pas, sipas organit të akuzës, ajo u kishte kërkuar atyre që ta vrasin burrin e saj, duke u thënë se nëse ata nuk munden ta bëjnë vrasjen, ajo do ta angazhonte dikë tjetër për ta kryer një gjë të tillë.

Në dispozitivin e aktakuzës thuhet se i akuzuari M. Ademi, i shtyrë nga e akuzuara Bytytqi,  ka shkuar në shtëpinë e të akuzuarit F. Fetiu, ku i ndjeri po punonte në instalimet elektrike dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit e ka rrëmbyer tani të ndjerin.

Tutje, në aktakuzë thuhet se M. Ademi e ka lidhur viktimën dhe e ka dërguar në një vend të panjohur ku e priste i akuzuari tjetër R. Ademi dhe më pas të dytë e kanë goditur atë me mjete të forta duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Gjithnjë sipas aktakuzës, të akuzuarit pasi e kanë rrahur viktimën, të njëjtin e kanë mbytur duke ia vënë zjarrin dhe më pas e kanë groposur./betimiperdrejtësi/

Më Shumë

Latifi: Kosovës i duhet ndihma profesionale, jo `dyqanet e kirurgjisë`

Kirurgë shqiptarë në mërgatë do ta ndihmojnë Kosovën dhe shëndetësinë e saj, përmes Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës. Kryetari i këtij kolegji Dr. Rifat...

Divorci Besi-Xhensila? Habit avokati: Ata po ndahen për pasuritë e Ilir Metës, kanë vila e prona miliona euro

Avokat Idajet Beqiri teksa ka komentuar ndryshimin e stilit të jetesës së kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka theksuar se edhe aktori...

Lajmet e Fundit