11.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Prizren: Godet këmbësoren, vozitësi ikë nga vendi i ngjarjes

Aksident shiritatËshtë goditur nga vetura një këmbësore në rrugën “Joni” në Prizren. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në Spitalin e Prizrenit.

“Një i dyshuar i panjohur duke lëvizur me veturë me targa lokale nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës ka goditur këmbësoren”, njofton Policia e Kosovës.

“Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar në spitalin e Prizrenit për tretman mjekësor dhe pas tretmanit lirohet në shtëpi, ndërsa i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur”/PrizrenPress.com/.

Më Shumë

Lajmet e Fundit