8.8 C
Prizren
E martë, 19 Mars, 2024

Prizren/ Homazhe për nder të 20 vjetorit të fillimit të sulmeve ajrore të NATO-s

Me rastin e 20 vjetorit të fillimit të sulmeve ajrore të NATO-s mbi caqet serbe, kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka, kryesuesi i Kuvendit Komunal, Artan Abrashi, nënkryetarët, drejtorët, asamblistët dhe zyrtarët komunalë sot bënë homazhe para memorialit që i është kushtuar dy pilotëve të rënë të NATO-s.

Në një deklaratë për media, kryetari Haskuka deklaroi se fillimi i bombardimeve të NATO-s në caqet serbe në Kosovë dhe Serbi, ka qenë një moment historik jo vetëm për Kosovën por për mbarë njerëzimin.

“Fillimi i sulmeve ajrore të NATO-s mbi caqet serbe jo vetëm për Kosovën por edhe për gjithë botën ka qenë një ditë kur jepet shembulli se nuk mund të bëhen krime pa ndëshkim. Kjo ka ndikuar po ashtu në intensifikimin e luftës së UÇK-së dhe me çlirimin në 12 qershor”, tha Haskuka.

Më Shumë

Alban Skenderaj kërkon ndihmë, ka një pyetje të rëndësishëm

Këngëtari, Alban Skenderaj, para pak kohësh ka bërë të ditur se do të mbaj një koncert unik më datën gjashtë qershor në “Air Albania...

Ky është çifti i moshuar që u gjenden të vdekur në shtëpinë e tyre në Rahovec

Një grua dhe një burrë janë gjetur sot pa shenja jete në shtëpinë e tyre në fshatin Pataqan i Poshtëm në Rahovec. Policia ka bërë...

Lajmet e Fundit