16.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Prizren: Ismaili premton furnizim të qëndrueshëm me insulinë e barna esenciale për QMF-të

Ministria e Shëndetësisë ka filluar shpërndarjen e insulinës në të gjitha Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare në gjithë Kosovën, ndërsa është duke u punuar edhe për furnizim të qëndrueshëm me barnat esenciale për të gjitha spitalet në vend.

Kështu ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Uran Ismajli, i cili deklaroi se problemi me mungesën e insulinës do të trajtohet edhe në muajt e ardhshëm me qëllim që të ofrohet furnizim i qëndrueshëm.

“Insulinat kanë filluar të shpërndahen, janë shpërndarë në disa QKMF, realisht iu kemi shpërndarë të gjitha komunave emailin dje që vijnë dhe t’i marrin insulinat, disa kanë ardhur i kanë marrë, disa tjera nuk janë përgjigjur kanë thënë që shkojmë i marrim të hënën, kështu që realisht ajo ka filluar të largohet dhe besoj që problemin e insulinës do ta trajtojmë edhe në muajt e ardhshëm që ta kemi një furnizim të qëndrueshëm për muajt dhe vitet e ardhshme”, tha ai.

Ismajli po ashtu bëri të ditur se në ofertë i kanë rreth 300 artikuj të barnave esenciale dhe se së shpejti pritet furnizimi i të gjitha spitaleve me këta artikuj.

“Ne i kemi 300 artikuj në oferta, jemi duke pritur që të përfundoj në fund të muajit do të hapen ofertat dhe besoj që më pastaj do të ketë disa javë deri në përfundim, pra do të furnizojmë spitalet tona me 300 artikuj dhe besoj që do të jetë një furnizim i qëndrueshëm, pra ta kemi njëherë e përgjithmonë një furnizim i cili të mos kemi gjithmonë probleme çdo dy-tre, muaj ashtu siç kanë ngase prej që kam filluar ministrinë që gjashtë muaj qe dy-tri herë përballemi me kriza të mungesës së barnave të mëdha”, tha ai.

Këto komente ministri i shëndetësisë, Uran Ismajli i bëri me rastin e dhurimit të një ambulance për komunitetet e Janjevës, ndërsa gjatë ditës pritet që një të tillë ta dhurojë edhe për komunitetet e Zhupës.

Më Shumë

Lajmet e Fundit