16.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Prizren / Një muaj paraburgim dhe një muaj arrest shtëpiak ndaj dy të pandehurve

Gjykata Themelore e Prizrenit ka vendosur një muaj paraburgim ndaj të pandehurit B.M. nga Prishtina, dhe një muaj arrest shtëpiak ndaj të pandehurit T.Q.nga Drenas.

Për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja ose shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 267 par. 2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Sipas Gjykatës ,asa e paraburgimit dhe e arrestit shtëpiak do të llogaritet prej datës së arrestimit, datës 05.09.2019, prej orës 00:40 minuta, dhe do të zgjasë deri më datën 05.10.2019.

:Sepse me datë 04.09.2019, rreth orës 21:20 minuta, në pikën kufitare të Vërmicës është gjetur se të pandehurit, në bashkëkryerje, pa autorizim transportojnë me qëllim të shitjes apo të shpërndarjes substanca psikotrope të dyshuar si marihuan dhe kokainë, të cilët me ligj janë shpallur si narkotikë, në atë mënyrë që gjatë kalimit të kufirit Shqipëri për në Kosovë, në automjetin e markës Tovota RAV 4, që e drejtonte i pandehuri me iniciale B.M., ndërsa si pasagjer në automjet ishte i pandehuri me iniciale T.Q.”.

“Pas ndalimit të tyre në pikën kufitare të Vërmicës dhe kontrollimit të detajuar nga zyrtar të doganës dhe policisë, në trupin e të pandehurit të parë, nën veshje të brendshme, është gjetur sasi e narkotikëve e dyshuar si marihuanë e mbështjellë me qese me peshë prej 3.93 gram, 3.34 gram dhe 5 gram, ndërsa në automjet janë gjetur substanca narkotike e dyshuar si marihuanë me peshë 1 gram, 1.5 gram, 5 gram, 1.4 gram, 1.29 gram, një foli alumini me 6 pilula substancë narkotike e dyshuar si Ekstazi, substancë narkotike e dyshuar si kokainë me peshë 0.9 gram, si dhe një grinder i drurit dhe një grinder metalik”, thuhet nga Gjykata.

Më Shumë

Milani përgatit kontratën e re për Theo Hernandez

Gjigantët e Serie A, Milan-i po mendojnë të rinovojnë kontratën e Theo Hernandez, ndërsa interesi i Bayern Munich rritet më shumë. Sipas një raporti nga...

65 aksidente trafiku për 24 orë në Kosovë

65 aksidente trafiku janë raportuar në polici brenda 24 orëve. 18 nga to me të lënduar, ndërsa 47 me dëme materiale. Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar...

Lajmet e Fundit