11.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Prizren/ Një muaj paraburgim për posedim të marihuanës

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, ndaj të pandehurit me iniciale F.R. nga Prizreni.

Siç njofton gjykata, kjo u bë për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘blerja, posedimi, shpërndarja ose shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 267 par. 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së’.

Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit, 18.09.2019, dhe do të zgjasë deri më datën 17.10.2019.

“Me datën 18.09.2019 rreth orës 23.05 minuta në Prizren, ka poseduar pa autorizim, me qëllim të shitjes apo shpërndarjes, substancë të dyshuar për narkotik të llojit “marihuanë”, në sasi prej 53 gram, në atë mënyrë që kur zyrtarët policorë gjatë ushtrimit të kontrollit rutinor në Prizren në afërsi të shtëpisë së bardhë, ndalojnë automjetin e markës “Fiat Punto” të cilin ka qenë duke e drejtuar i pandehuri me inicialen. N.P., ndërsa si pasagjer ka qenë i pandehuri i dytë me iniciale F.R. dhe pas kontrollimit paraprak të automjetit në brendinë e tij është gjetur një qese plastike me substancë narkotike të llojit “Marihuanë’, pas së cilës është ftuar ekipi i krim-teknikës i Stacionit Policor në Prizren ku kanë bërë fotografimin e vendit të ngjarjes me ç ‘rast edhe është bërë sekuestrimi i sasisë së narkotikut nga ana e policisë, gjatë deklarimit të tyre në polici është vërtetuare se këtë veprime e kanë kryer në bashkëkryerje, kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale”, thuhet në komunikatën e gjykatës.

Më Shumë

Hovenier për masakrën e Krushës: NATO reagoi për të ndaluar gjakderdhjen

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka thënë se inaugurimi i Muzeut të Masakrës së Krushës së Madhe të Rahovecit, i dokumenton këtë ngjarje...

Milani përgatit kontratën e re për Theo Hernandez

Gjigantët e Serie A, Milan-i po mendojnë të rinovojnë kontratën e Theo Hernandez, ndërsa interesi i Bayern Munich rritet më shumë. Sipas një raporti nga...

Lajmet e Fundit