11.8 C
Prizren
E enjte, 18 Prill, 2024

Prizren: Paditësi kërkon mbi katër mijë euro për kompensim dëmi nga aksidenti

Përfaqësuesi i kompanisë së sigurimeve “Illyria”, Agon Lufi dhe i autorizuari i paditësit Sefer Hoxha, avokati Xhevat Balaj, të mërkurën, nuk kanë arritur marrëveshje për kompensim dëmi pasi që sipas Lufit, paditësi kërkon shumë para duke marrë parasysh dëmet.

I autorizuari i paditësit, avokati Balaj, ka deklaruar se në emër të lëndimeve fizike kërkojnë shumën prej 2500 euro, ndërsa për frikën e pësuar nga paditësi gjatë aksidentit ka kërkuar 2000 euro. Po ashtu ka kërkuar që e paditura të mbulojë edhe shpenzimet procedurale në shumë prej 600 euro.

Në anën tjetër, i autorizuari i të paditurës, Agon Lufi, ka kundërshtuar kërkesëpadinë e paditësit duke e cilësuar si shumë të tepruar pasi që sipas ekspertizës i njëjti ka pësuar lëndime të lehta trupore.

Gjatë administrimit të provave nga shkresat e lëndës, gjyqtarja e rastit, Edije Sezairi, ka vërejtur se disa prova janë vetëm në kopje dhe nuk vërehen mirë të dhënat, andaj ka ndërprerë shqyrtimin dhe e ka obliguar paditësin që për seancën e radhës të sjellë dokumentet origjinale.

Seanca e radhës në këtë rast civil do të mbahet më 12 prill 2018, me fillim në ora 11:00.

Ndryshe, më 19 dhjetor 2016, Sefer Hoxha ka parashtruar padi në Gjykatën Themelore të Prizrenit, kundër Kompanisë së Sigurimeve “Illyria”, duke kërkuar që në emër të dëmeve materiale dhe jo materiale të pësuara në aksident rrugor të kompensohet në shumë prej 4.900 euro.

Sipas padisë, më 22 tetor 2013, paditësi duke udhëtuar me automjetin e tij, është goditur prapa nga një vozitës tjetër, i cili, sipas raportit policor ai ka qenë fajtor sepse nuk e ka mbajtur distancën e nevojshme dhe ka qenë i siguruar te “Illyria”.

Në padi thuhet se pas aksidentit, paditësi është shtruar në spital dhe për një kohë të gjatë ka pasur nevojë për tretman mjekësor./betimiperdrejtesi/

Më Shumë

Sindikata e Arsimit paralajmëron protestë më 1 maj

Sindikata e Arsimit ka paralajmëruar se nëse qeveria nuk shqyrton kërkesat dhe shqetësimet e paraqitura nga kjo sindikatë, do ndërmerren veprime sindikale. Drejtues të kësaj...

Shtyhen ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka vendosur për shtyrjen e ndeshjeve gjysmëfinale të Kupës së Kosovës. Ky vendim vije pasi Presidentja e vendit tonë...

Lajmet e Fundit