13.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Prizren: Shtetasi i Shqipërisë dënohet me 350 euro gjobë, tentoi t’ia jep 10 euro ryshfet policit kufitar

Eduart Dervishaj nga Shqipëria, të martën, është dënuar nga Gjykata Themelore e Prizrenit me 350 euro gjobë për dhënie të ryshfetit, pasi që i njëjti paraprakisht kishte arritur marrëveshje për pranimin e fajësisë me Prokurorinë Themelore në Prizren.

Në seancën për shqyrtimin e marrëveshjes për pranimin e fajësisë, prokurorja e rastit, Ervehe Gashi dhe mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Osman Zajmi, kanë deklaruar se marrëveshja është arritur me vullnetin e lirë të të akuzuarit dhe pa presion.

I akuzuari Dervishaj, ka deklaruar se e pranon fajësinë dhe se me vullnet ka hyrë në negociata me prokurorinë për arritjen e marrëveshjes për pranimin e fajësisë, duke hequr dorë nga ankesa dhe duke pranuar dënimin plotësues të mos hyrjes në Kosovë për një vit.

Kryetari i trupit gjykues, Skender Çoçaj, ka pranuar marrëveshjen e arritur në mes palëve për pranimin e fajësisë dhe i ka shqiptuar të njëjtit 350 euro gjobë dhe ia ka ndaluar të njëjtit hyrjen në Kosovë për periudhën prej një viti pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

Ndryshe, Eduart Dervishaj, akuzohej nga organi i akuzës së më 6 shkurt 2018, në pikën kufitare të Vërmicës, gjatë hyrjes në Kosovë, ka tentuar t’i jep ryshfet policit kufitar me qëllim që të mos e ndalojë personin që ishte me të Armand Likaj, i cili ishte i kërkuar nga forcat e rendit në Shqipëri.

Sipas aktakuzës, i akuzuari kishte futur 10 euro në dokumentet e udhëtimit me qëllim që të mos alarmohej prezenca e të kërkuarit Likaj në automjet, por polici kufitar Muhamet Syla, kishte reaguar duke bërë arrestimin e të njëjtëve për procedurat e mëtutjeshme./betimiperdrejtesi/

Më Shumë

Deputeti i VV-së, opozitës: Pallavrat anash, niseni mocionin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, i ka kërkuar opozitës që t’i mbledhë nënshkrimet për mocion mosbesimin ndaj Qeverisë Kurti. Abrashi ka ironizuar me opozitën...

Del në ankand xhaketa ikonike e Michael Jacskonit te “Thriller”

Një prej xhaketave origjinale të Michael Jacksonit që i ka veshur në videoklipin e këngës “Thriller” ka dalë në ankand online. Xhaketa kuq e zi...

Dhimbja

Lajmet e Fundit