4.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Prizren: Sulmon policin me pirun kuzhine

PiruniNjë ngjarje e pazakontë ka ndodhë mbrëmë përball Stacionit Policor të Trafikut Rajonal në Prizren.

Është sulmuar me pirun kuzhine një polic dhe disa kalimtarë.

Ngjarja kishte ndodhur kur një burrë së bashku me gruan e tij kishte vjedhur një biçikletë nga një oborr i një shtëpie. Pasi pronarja e kishte vërejtur vjedhjen, në vendngjarje ishin mbledhur kalimtar dhe kishte rastisur edhe një polic civil, njofton Policia në Prizren.

“Një burrë me mbiemër Bytyçi është arrestuar nga policia e trafikut rajonal për siç thuhet në raporte policore se i njëjti së bashku me gruan e tij kishte vjedhur një biçikletë nga një oborr i një shtëpie”.

“Mirëpo nuk kishte përfunduar lehtë vjedhja e biçikletës ngase këtë e kishte diktuar pronarja e cila kishte reaguar për ta ndalë vjedhjen por ishte goditur nga gruaja e dyshuar me një mjet të fort dhe ishte lënduar. Ndërkaq në drejtim të viktimës ishte vërsulur edhe i dyshuari, mirëpo për fat disa kalimtarë të çastit ndërhyjnë për ta zmbrapsur sulmin”.

“Ngjarja nuk përfundon me kaq. Burri i dyshuar nxjerr nga xhepi një pirun prej metali dhe fillon t’i sulmojë kalimtarët, ndërkaq edhe një polic në rroba civile e rastisë puna që ta shohë ngjarjen. Polici, pasi kishte treguar se është polic, kishte tentuar të kontrolloi situatën por kishte fituar një plagë në dorë nga i dyshuari me pirun kuzhine”.

“Në ndihmë, për qetësimin e situatës kishte arritur një patrullë trafikut e cila duke përdor sprej dhe shufra policore e kanë arrestuar të dyshuarin. Të gjithë të lënduarve u është ofruar ndihma mjekësore e më pas janë liruar ndërsa i dyshuari që sulmonte me pirun kuzhine është ndalur nën masën e arrestit”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Tri përballje interesante në Albi Mall Superliga – vëmendja në Suharekë

Sot do të zhvillohen tri ndeshje në Albi Mall Superligën e Kosovës. Vëmendja do të jetë në Suharekë, pasi Ballkani është nikoqir i Dritës për...

Moti sot me diell dhe shumë i ngrohtë

Të dielën, më 14 prill parashikohet të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë. Era do fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 6-25...

Lajmet e Fundit