4.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Prizren: Të akuzuarit për mashtrim me subvencione, deklarohen se janë mashtruar nga dy persona të panjohur

Të akuzuarit për mashtrim me subvencione, Afrim Sallauka, Ermir Sallauka, Xhavit Sallauka, Iljaz Sopi, Alban Sopi, Veton Kabashi, Avni Palushi, Lulzim Palushi, Labinot Telaku dhe Fatos Hoti, të martën, gjatë mbrojtjes së tyre, kanë deklaruar se janë mashtruar nga dy persona të cilët sipas tyre, ishin paraqitur nga vende tjera.

Ndërsa, i akuzuari për keqpërdorim të pozitës zyrtare, Luan Statovci, mbrojtjen e tij do ta bëjë në seancën e radhës.

Të akuzuarit kanë thënë se janë mashtruar nga dy persona ku, sipas tyre, njëri është paraqitur si italian, ndërsa tjetri si përkthyes me theks nga Shqipëria, të cilët u kanë thënë atyre se kanë blerë tokë dhe po e lëshojnë me qira, një hektar për 500 euro.

Këta të akuzuar tutje kanë thënë se ata duke e parë ofertën si të leverdishme, kanë hyrë në marrëveshje me ata personat dhe u kanë dhënë dokumentet personale dhe xhirollogaritë në mënyrë që të rregullohen dokumentet për marrjen e tokave me qira.

Sipas të akuzuarve, ata për vitet 2014 dhe 2015, kanë pranuar para në shumë prej rreth 3500 euro dhe një pjesë nga paratë e marra ua kanë dhënë atyre personave, por më vonë u ka ardhur një njoftim nga Agjencia e Zhvillimit të Bujqësisë, për kthimin e mjeteve dhe ata i kanë kthyer ato para sipas mundësisë, por jo të gjitha.

Për shkak të përfundimit të orarit të punës, kryetari i trupit gjykues, Artan Sejrani, ka ndërprerë shqyrtimin, ndërsa i njëjti do të vazhdojë nesër, më 21 shkurt 2018, me fillim në ora 10:00, ku pritet që i akuzuari Luan Statovci të jep mbrojtjen e tij.

Ky rast zhvillohet në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, me të cilën të pandehurit akuzohen se kanë falsifikuar dokumentin “Certifikata e vreshtarit” për të përfituar subvencione në mënyrë të paligjshme.

Sipas aktakuzës, të pandehurit, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm, duke u paraqitur rrejshëm në MBPZHR si kultivues të vreshtave, kanë përdorur “Certifikatat e vreshtarit” të falsifikuara, me ç’rast kanë përfituar subvencione në shumë deri 3 mijë euro, secili.

Ndërsa, zyrtari për pagesa në MBPZHR, Luan Statovci, akuzohet se pa verifikuar dokumentet e fermerëve dhe gjendjen në teren, ka lejuar të ekzekutohen pagesa direkte në emër të subvencioneve për aplikantët, me ç’rast i ka shkaktuar buxhetit të shtetit humbje në vlerë prej rreth 30 mijë euro.

Sipas organit të akuzës, Luan Statovci ka kryer veprën penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare, ndërsa të akuzuarit tjerë, veprën penale të mashtrimit me subvencione dhe falsifikimit të dokumentit.

Në këtë rast ka qenë i akuzuar për mashtrim me subvencione edhe Ardit Bajraktari nga Suhareka, por i njëjti, gjatë shqyrtimit fillestar, ka pranuar fajësinë dhe është dënuar me gjobë prej 1400 euro./betimiperdrejtesi/

Më Shumë

Ti je për mua një krijesë e trishtë

Poezi e shkruar nga Cesare Pavese. Përktheu: Orjela Stafasani Ti je për mua një krijesë e trishtë një lule e përkohshme poezie që bash në çastin kur e...

Mbi 2 mijë patentë shofer të konfiskuar për tre muaj: Mbi 5 mijë shoferëve u janë vendosur pikët negative

Policia e Kosovës ka njoftuar se përgjatë periudhës kohore Janar – Mars të vitit 2024, 2mijë e 223 shoferëve u është konfiskuar patentë shoferi. Derisa...

Lajmet e Fundit