11.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Prizren / Tetë muaj burgim për rrahje

I akuzuari m B.SH. nga Prizreni është dënuar me tetë muaj burgim për veprën penale lëndim trupor.

“I akuzuari me iniciale B.SH. nga Prizreni, gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 8 (tetë ) muaj”, njofton Gjykata Themelore në Prizren.

“Me datën 19.11.2015, rrethe orës 11.30 minuta në Prizren, në kafiterin e quajtur “Albi”, i shkakton lëndime të lehta personit tjetër, në atë mënyrë që për shkak të një fjalosje në mes të pandehurit me iniciale B.SH. dhe të dëmtuarit me iniciale S.M. në atë mënyrë që i pandehuri ishte duke e sulmuar fizikisht të dëmtuarin me iniciale S.M. i dëmtuari M.M ndërhynë për ti ndarë, ku i pandehuri e sulmon fizikisht edhe atë duke e goditur me thikë me ç’rast të dëmtuarve iu ka shkaktuar lëndime të lehta trupore të përshkruar më për së afërmi në mendimin dhe konstatimin e ekspertit mjeko-ligjor”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Krasniqi përkujton të rënët në masakrën e Krushës së Madhe: Asnjëherë s’do të lejojmë që sakrificat e popullit tonë të harrohen

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, e ka përkujtuar Masakrën e Krushës së Madhe, që ndodhi 25 vjet më parë. Në këtë...

Libri i pashkruar i Petro Markos

Nga: Lazër Stani Dy ose tri javë nuk e takova më Petron (Marko) edhe pse dilja pothuajse çdo mbrëmje nga Kafeneja e Gazetarëve. Nuk e...

Lajmet e Fundit