16.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Prizren: U gjetën armë në fabrikën e akulloreve

Policia e Kosovës ka gjetur dhe konfiskuar një sasi armësh në fabrikën e akullorëve në fshatin Lubizhdë në Prizren.

Sipas njoftimit të policisë, gjatë intërvisitmit të një të dyshuari për armëmbajtje pa leje, ai ka treguar se në këtë fabrikë gjinden një sasi e tjetër e armëve.

Njësiti i policisë më pas ka gjetur dhe konfiskuar armët.

“Në vendi e ngjarjes kanë dalë edhe njësiti për deminim i PK–së të cilët kanë konfiskuar një armë Pistoletë CZ cal.7.65 mm me 19 fishek si dhe tri bomba dore M-75 prodhim Jugosllav”, thuhet në njoftim.

Nuk raportohet për të arrestuar, ndërkaq rasti shkon në procedurë të rregullt. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Lajmet e Fundit