16.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Prizren: Zyrtarja e bankës “TEB” pranon se ka shfrytëzuar kartelat e klientëve për të blerë gjera personale

Zyrtarja e bankës “TEB”, dega në Ferizaj, Mihane Plakaj, e akuzuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare, ka deklaruar se është e gatshme që të hyjë në negociata me prokurorin Genc Nixha, për të arritur marrëveshjen për pranimin e fajësisë.

Këtë deklarim, ajo e ka bërë të mërkurën në seancën e shqyrtimit fillestar, në Gjykatën Themelore të Prizrenit.

Por, më pas kjo seancë është shtyrë, pasi që e akuzuara Plakaj, ka deklaruar se ajo nuk i ka pranuar shkresat e lëndës.

Në këto rrethana, kryetarja e trupit gjykues, Ajser Skenderi, e ka shtyrë shqyrtimin fillestar për 1 mars 2018, në ora 10:00 dhe ka urdhëruar prokurorin, që në afat prej shtatë ditësh t’ia dërgoi të akuzuarës shkresat e lëndës.

Prokurori Genc Nixha, ka premtuar se do ta furnizoi të akuzuarën me shkresat e lëndës, duke thënë se është i hapur për të negociuar me të marrëveshjen për pranimin e fajësisë, pasi të merr aprovimin nga kryeprokurori.

Ndryshe, ky rast është transferuar nga Gjykata Themelore e Ferizajt, sepse në këtë institucion punon një i afërm i të akuzuarës.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, në dhjetor 2017, ka ngritur aktakuzë kundër Mihrie Plakajt, të cilën e akuzon për keqpërdorim të pozitës zyrtare si punëtore e bankës “TEB”, dega në Ferizaj.

Sipas aktakuzës, e akuzuara duke shfrytëzuar pozitën e saj në bankën “TEB” ka shfrytëzuar kartelat e klientëve të bankës për të blerë gjera për nevoja personale, me ç’rast atyre u ka shkaktuar dëm në vlerë prej rreth 3100 euro./betimiperdrejtesi/

Më Shumë

Avdyli: Bashkësia ndërkombëtare po e kupton sa mashtrues është Vuçiqi

Deputeti i Kuvendit të Kosovës Haxhi Avdyli, në Info Magazine, thotë se Bashkësia Ndërkombëtare po e kupton sa mashtrues është presidenti serb Aleksander Vuçiq. Deputeti...

Rike Roçi i jep fund lidhjes: Mbaroi sapo dola

E ftuar në ‘Wake Up’ mëngjesin e sotëm ishte Rike Roçi, e cila është eliminuar së fundmi nga formati më i ndjekur ‘BBV3’. Ajo ka...

Lajmet e Fundit