13.8 C
Prizren
E mërkurë, 17 Prill, 2024

Prizrenasja rrëfen ngacmimet që përjetoi teksa shkonte në shtëpi

Rastet e ngacmimeve në rrugë nga meshkujt kosovarë nuk është se janë të rralla. Madje ky fenomen është i pranishëm kurdoherë dhe në secilën kohë.

Nuk është veshja provokuese ajo që “detyron” këta meshkuj t’i ngacmojnë femrat rrugës. Ky trend vazhdon edhe kur je e veshur në një gjendje krejtësisht të zakonshme, pa asgjë për të provokuar.

Rast i ngjashëm i ka ndodhur edhe qytetares nga Prizreni, fatkeqësisht jo të vetmes, Tringa Kelmendit. Ajo e ka shprehur shqetësimin e saj përmes facebook-ut, se si rrugëve të atij qyteti, ngacmimet drejtuar asaj nuk kishin të ndalur../Lajmi.net

Postimi ne  Facebook

Eshte ora 20:30, rruges per ne shtepi. Rruga Prishtine-Prizren me kish lodhe fort, se gjate 2 oreve ne autobus kisha fjete, e kambet po me shkonin zvarre.
S’kalojne fort minuta e me duhet me u kthjelle. Harrova qe nuk mundesh me ec shlire ne rruget e qytetit tem. 2 djem mbrapa, diku rreth 15 vjec, erdhen me vrap afer meje e me britma me zgjuan prej ‘ecjes se pergjumshme’. Qeshen fort me hutine tem e vazhduan rrugen per me gjete prene e radhes.
Rruga ish me shume pak njerez e akoma me me pak drite. Vec mbas kthjelljes e verejta qysh nje kerr, kish qene prapa meje pak para se une me u ‘kthjelle’ prej britmave. Doli perpara edhe u ndal. Vazhdova me ece me shpejt e me kerku njerez me sy. Priti sa eca pak, e prap me erdhi krejt afer, u ndal perpara e tentojke me m’thane dicka.
“Qe qe, kjo menemadhja qe kishe s’po do me fole”. “A po pret me te lute a”. “Av av, ani qysh po ecka”. “Mos u tut’ moj” (keto jane me te lehtat, e vazhdon seria e fjalive te renda).
M’u dasht me u ndale me njerez te panjohur, potencialisht njejte te rrezikshem, se asnjerin prej tyre se kisha te njohur, me ua spjegu situaten e me ju kerku me ece me mu deri diku.
Cdo 100 metra ndalej e pritke, rruga bahej ma e erret, e frika vec shtohej.
Vone? Jo.
Veshja ime pervec se e zeze si nata, provokative nuk ishte.
A mbase vet fakti qe je ne rruge i arsyeton veprimet e nje “burri”.
Kjo gje eshte e perseritshme. Nuk shkon java pa qene te pakten nje rast i tille. Ndryshojne vec situatat!!!
Djema, burra, njerez, nuk eshte interesant kur beheni te tille. Ncek. As trimeri nuk tregoni, as burreri. Bollni bre ma, jemi lodhe.
Po du vec nje here me ece lirshem, pa pase nevoje me i percjelle hijet rreth vetes! Qysh me ia ba qe me ece nje grua e lirshme?!

Më Shumë

Në Prizren, sot mbahet ceremonia e diplomimit të deminierëve të kursit të parë me kontingjentin ukrainas

Sot, në kazermën e FSK-së “Lidhja e Prizrenit”, në Prizren, do të mbahet ceremonia e diplomimit të deminierëve të kursit të parë me kontingjentin...

“Kolla e keqe”, infektologu Ramadani tregon tri fazat që kalon i infektuari

Ka arritur në 14 numri i të prekurve nga sëmundja infektive Pertussis, e njohur në popull si kolli i keq. Instituti Kombëtar i Shëndetit...

Lajmet e Fundit