21.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Prizreni do të bëhet me Spitalin për Nëna dhe Fëmijë dhe Laboratorin për Kardiologji Invazive

Drejtori ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit, Prof.Ass. Dr. Afrim Avdaj, të enjten dhe të premten, ka mbajtur takimet e para konsulltative me grupin punues për ndërtimin e Spitalit të ri për Nëna dhe Fëmijë dhe Laboratorit për Kardiologjisë Invazive.

Në takim është biseduar për vendin, hapësirat, modalitetet e ndërtimit sipas kërkesave afatgjate dhe standardeve bahkëkohore.

“Janë dy shërbime të reja, që do të hapen për herë të parë në Prizren, me çka qytetarëve të rajonit të Prizrenit dhe më gjerë do t’u mundësohet marrja e shërbimeve të munguara deri më tani. Andaj, duke pasur parasysh rëndësinë e madhe që kanë realizimi i këtyre dy projekteve, nga ju kërkoj përkushtim, angazhim dhe që të kontribuoni me ide dhe propozime konkrete që objektet ë fjalë të jenë me standard ndërkombëre në ofrimin e shërbimeve sa më cilësore për pacientë”, – tha drejtori ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit, Prof.Ass. Dr. Afrim Avdaj, duke falënderuar Ministrinë e Shërndetësisë, në veçanti ministrin, Uran Ismajli, sekretarin permanent, Naim Bardiqi, drejtorin e SHSKUK-së, Basri Sejdiu, si dhe gjithë akterët që në forma të ndryshme kanë kontribuar në marrjen e vendimeve për ndërtimin e Spitalit për Nëna dhe Fëmijë dhe Laboratorit për Kardiologji Invazive.

Në takime kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë, të cilët kanë shprehur përkushtimin dhe gatishmërinë e Ministrisë së Shëndetësisë dhe ministrit Uran Ismajli për realizimin e projekteve për ndërtimin e Spitalit për Nëna dhe Fëmijë dhe Laboratiorit për Kardiologji Invazive.

Më Shumë

Haradinaj e Latifi nderojnë 5 dëshmorët dhe 49 martirët e fshatit Brestoc

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, kanë përkujtuar në 25-vjetorin e përjetësimit 49 martirët e Brestocit të...

Dhimbja

Skënder Berisha Nganjëherë më ngjan se nuk e njoh Pas bredhjeve vjen në tjetër trajtë E lyer me tjera ngjyra Si blerim i shkrryer Si dritë e errësuar Që përvidhet...

Lajmet e Fundit