16.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Prizreni në mesin e 10 vendeve të botës që duhet të vizitohen gjatë vitit 2018

Magazina online “Watson” e Cyrihut, e ka futur Kosovën, gjegjësisht Prizrenin në mesin e 10 vendeve më të bukura për t`u vizituar gjatë vitit 2018

Që, Shqipëria të vlerësohet si një pikë e lakmuar turistike nga shumë guida evropiane e jashtevropiane, është diçka tashmë e njohur. Bregdeti atraktiv, i gjatë dhe i thyer, malet, qytetet e vjetra, vendgërmimet e famshme arkeologjike etj. ofrojnë në çdo kohë të vitit diçka që ia vlen të shihet dhe eksplorohet nga turistët, shkruan albinfo.ch. Por, që edhe Kosova të jetë në folkus të guidave turistike është diçka për të cilën duhet ende të presim.

Sidoqoftë, magazina prestigjioze online “Watson” e Cyrihut, e njohur për stilin e saj alternativ të shkrimit dhe prezantimit, ka futur Kosovën, gjegjësisht Prizrenin në mesin e 10 vendeve më të bukura për t`u vizituar gjatë vitit 2018. Këtu hyjnë edhe vende si Cornwal-i në Angli, Tours, në Francë, Lubjana në Slloveni, Tulum në Meksikë etj.

Ja se si e përshkruan “Watson” Kosovën dhe qytetin historik buzë Lumbardhit: “Kosova është një vend shumë i bukur dhe çdo gjë këtu është jashtëzakonisht lirë (çmimet). Prizreni ka një qytet të vjetër mbresëlënes me një kështjellë që mbretëron mbi të.

Ai është qyteti i dytë i Kosovës për nga madhësia. Numri i madh i ndërtesave historike dhe qyteti i vjetër pjesërisht i ruajtur, e bëjnë Prizrenin një qendër kulmore sa i përket kulturës. Arkitektura në qytet bart shenjat e pushtimit osman. Veçanërisht interesante janë ura osmane e gurit dhe xhamia e Sinan Pashës, minareja e të cilës është më e larta në Ballkan, transmeton albinfo.ch. Këmbë mund të shkohet edhe në kalanë e Prizrenit, e cila “mbretëron” mbi qytet dhe përbën një pikë të mrekullueshme vrojtimi.

Qyteti ofron mjaft edhe nga ana kulturore. Ai është seli e shumë festivaleve të muzikës dhe të filmit, të cilat zhvillohen gjatë gjithë vitit.

Dhe një porosi e Watson-t për fund: “Mos u habitni nëse në Prizren do të dëgjoni papritur të flitet `schweizerdeutsch`”.

Më Shumë

Sot i jepet lamtumira e fundit “Mjeshtrit të Madh” Jorgo Papingji, Begaj: Tekstet e tij i rezistuan të gjitha kohërave

Sot i jepet lamtumira e fundit “Mjeshtrit të Madh”, Jorgo Papingji. Në orën 11:00 do të zhvillohen homazhet, në ambientet e Radio Televizionit Shqiptar. Më...

Rikthehet Superliga, vëmendja tek Malisheva–Drita

Pas pushimit për shkak të ndeshjeve të Kombëtareve, këtë vikend rikthehet Superliga me xhiron e 27-të. Këtë javë na presin dy ndeshje shumë interesante....

Lajmet e Fundit