6.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Prizreni me pëllumba, si në metropolet botërore (FOTO)

Pëllumbat dhe gugaçet tani e një vit janë bërë pjesë e “Shadërvanit” të Prizrenit, por edhe në rrugën e “Saraçëve”. Ata ulën e bashkëshoqërohen me njerëzit në Prizren dhe kjo po i jep një pamje të metropoleve botërore. Alajdin Shamli ,njëri nga pronarët e një lokali në Prizren, tregon se më gjatë se një vit ka ofruar ushqim për ato shpezë të bukura.

“Këto shpezë tani e një vit ulen çdo mëngjes dhe bashkëshoqërohen me njerëzit”, theksoi ai për gazetën “Kosova Sot”. Ai tregon se këto ushqime fillimisht si grurë e trosha buke i ka vendosur me gjatë se dy vite të plota, por pëllumbat nuk uleshin. “Ato i hanin kryesisht shpezët e egra. Mirëpo, pas “lutjes” dyvjeçare tashmë e një vit është mirë të shihen çdo mëngjes kur ulen e bashkëshoqërohen me njerëzit. Këta pëllumba janë një mesazh paqeje, ngase pëllumba të këtillë ka në qytete dhe metropole, atje ku shtetet u kanë kushtuar rëndësi atyre”, është shprehur ai.

Image

Pëllumbat shpesh mblidhen rreth copave të bukës së thatë

Alajdin Shamli thotë se në fillim nismat e para i ka ndërmarrë një shqiptar nga Siria, i cili tashmë jeton në Prizren, e pas tij u kujdes vetë ai për këtë shpezë. Flet me përkushtim edhe për cilësinë dhe ato shpendë të bukura.

“Pëllumbat janë këmbëshkurtër, trupmbushur, me bisht relativisht të gjatë, me kokë të vogël dhe qafë të shkurtër. Këta pëllumba janë të bukur, me ngjyra të zbehta ose të shndritshme që variojnë, por zakonisht edhe pse ngjyrat e ylberit mund të jenë një tipar ky rend shquhet për ngjyrat e errëta. Meshkujt janë disi më të mëdhenj. Shpesh këmbët e tyre janë me ngjyrë të kuqe. Gishtat janë të vendosur në mënyrë të tillë që tre gishta janë përpara dhe një gisht, ai i madhi, tregon mbrapa. Edhe pse nuk shquhen për mprehtësinë e thonjve dhe fortësinë e këmbëve të tyre, përplasja e krahëve të një pëllumbi femër është e aftë t’i shkaktojë një goditje të fortë një predatori të mundshëm”, është shprehur Alajdin Shamli. Ai thotë se ky lloj i pëllumbit është fakt se turistët i entuziazmon shumë.

“Kurse edhe pëllumbat e egër janë shpezë me shumë pupla. Pëllumbat shpesh mblidhen rreth copave të bukës së thatë dhe zogjtë mblidhen përreth”, është shprehur ai.

Image

Turistët po i fascinon shumë numri i këtyre shpendëve

Një shqiptar nga Turqia ishte ulur dhe komunikonte me shpezët. Kur e pyetëm pse po flet më shpezë ai tha: “Pëllumbat janë një kulturë shumë e veçantë e një populli. Dikur thuhet se Ilirët kanë pasur qytete të lashta dhe aty ka pasur edhe pëllumba”, u shpreh Mitat Bojaxhi, një shtetas turk, i cili tregon se kishte prejardhje prej Vushtrrisë. “Një çast u përqendrova dhe, për çudinë time, vura re se nuk ishin pëllumba të butë. Rreth plakës që ishin mbledhur pëllumba të egër, një tufë e tërë gri dhe tek tuk ndonjë harabel. E zakonshmja kishte mbaruar. Dhe fillova të përqendrohem i tëri në atë tufë shpendësh të egër që i bindeshin plakës. M’u duk sikur ata ia kuptonin gjestet, mimikën dhe kjo më la përshtypje shumë të veçantë”,tregon turisti. Ajo që duhet thënë është fakti se turistët po i fascinon shumë numri i këtyre shpendëve të egra që sillen kaq butësisht me njerëzit. Prizreni me këtë tashmë vërtet ka krijuar një përshtypje të një qyteti ndryshe nga të tjerët. Në Prizren është edhe një organizim i veçantë që merret kryesisht me çështje të shpezëve. Koordinatori i organizatës “Finç”, profesor Nexhmendin Ramadani, tregon se ka shumë lloje të shpezëve në rajonin e Prizrenit që janë para zhdukjes dhe kjo sipas tij është tepër brengosëse.

Image

 

(Kosova Sot)

Më Shumë

Vjedhja e veturës në fshatin Damjan të Hasit: I mituri arrestohet pas aksidentit në Prizren

Një veturë është vjedhur mbrëmë në fshatin Damjan të Hasit tw Gjakovës. Pronari ka deklaruar se vetura ka qenë e parkuar në oborrin e shtëpisë. Ajo...

Zbulohet emri i vajzës së Luizit dhe Kiarës, ja detaji që nuk u shpëtoi fansave

Luizi dhe Kiara do të bëhen prindër për herë të parë. Moderatorja është në ditët e fundit të shtatzanisë, ndërsa ditën e djeshme çifti...

Lajmet e Fundit