9.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

Prizren:Një muaj paraburgim për rrahjen dhe therjen në “Kobra City”

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit D.H. nga fshati Zhur i Prizrenit nën dyshimin për veprën penale ‘vrasje e mbetur në tentativë’ dhe ndaj të pandehurve H.A. nga Prizreni dhe J.B. nga fshati Zhur për veprën penale ‘lëndim i rëndë trupor në bashkëkryerje’.

Masa e paraburgimit do të ju llogaritet prej datës së arrestimit 08.03.2019 e cila do të zgjasë deri me datën 08.04.2019.

Në njoftimin për media thuhet se më 6 mars 2019, rreth orës 00:30, në restorantin “Kobra City” në Prizren, D.H. kishte tentuar ta privonte nga jeta të dëmtuarin me inicialet B.P..

Sipas njoftimit, viktima B.P. kishte shtënë me armë dy herë në drejtim të kulmit të restorantit dhe më pas i pandehuri D.H. me të dyshuarit tjerë e kishte sulmuar fizikisht dhe më pas e kishte goditur me një thikë. Pasi e kishin rrahur viktimën, i dëmtuari tjetër E.P. e kishte nxjerrë bashkë me të dyshuarit nga lokali dhe e kishte futur në veturë duke e dërguar B.P. së pari në shtëpi e më pas në emergjencë pas keqësimit të gjendjes shëndetësore.

Ndërsa të pandehurit H.A. dhe J.B. akuzohen për shkak të sulmit fizik me grushte dhe këmbë ndaj viktimave.

Sipas njoftimit nga Themelorja në Prizren, i dëmtuari B.P. ishte nën ndikim të alkoolit në ato qaste dhe bashkë me të dëmtuarin tjetër E.P. kishte shkaktuar rrezik të madh për jetën e mysafirëve në lokal me të shtënat në drejtim të kulmit të restorantit. Në njoftim theksohet se është vërtetuar që viktima kishte mbajtur në pronësi, kontroll pistoletën, në shkelje me Ligjin e zbatueshëm për armët e tilla.

Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale, thuhet në fund të njoftimit.

Më Shumë

Moti sot: Me shi dhe reshje bore

Këtë të mërkurë në Kosovë pritet të ketë ulje drastike të temperaturave ku priten reshje shiu. Reshjet do të jenë në formë të rrebesheve, të...

Edhe 17 biznese të reja të mbështetura nga komuna e Prizrenit dhe Preda Plus, me mbështetjen e ASB-së

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë me dije se kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi me përfaqësuesit e projektit “Integra – Nxitja e...

Lajmet e Fundit