4.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Prokurori Besim Susuri nga Prizreni, tregon si u kërcënua në Gjykatë

Eshref Qafleshi, i akuzuar për kanosje ndaj një prokurori deklaroi se ndihet i pafajshëm për veprën me të cilën ngarkohet dhe kërkoi që të lirohet nga akuza pasi që, sipas tij, nuk ka prova që dëshmojnë këtë.
Në Gjykatën Themelore në Gjakovë u mbajt shqyrtimi gjyqësor për të akuzuarin Eshref Qafleshi për veprën penale, kanosje ndaj prokurorit Besim Susuri nga Prizreni.

Mbrojtësi i i të akuzuarit, Adem Jetishi deklaroi se aktakuza e Prokurorisë Themelore në Prizren nuk argumentohet me provat në të cilat thirret ajo.

“Për ekzistimin e veprës penale të kanosjes është e nevojshme që kanosja të jetë serioze”, tha ai.

Sipas mbrojtjes, nuk janë plotësuar kushtet, andaj pas administrimit të provave propozoi që i akuzuari të lirohet nga akuza në mungesë provash.

Aktakuza e ngarkon Eshref Qafleshin se në Gjykatën Themelore të Dragashit, duke qenë palë në procedurë në cilësinë e të dëmtuarit, gjatë seancës gjyqësore kishte përdorur fjalë fyese ndaj prokurorit të shtetit, Besim Susuri, dhe më pas e kishte kanosur me fjalët “ki me pa se kush është Eshref Qafleshi”.

Pas kësaj kanosjeje, sipas aktakuzës, ai kishte ikur nga salla.

Në seancën e së martës, prokurori i kanosur tregoi se si ka rrjedhur ngjarja kur dhe ka ndodhur kanosja.

Ai tha se gjatë seancës gjyqësore në Dragash, gjatë marrjes në pyetje të të dëmtuarit Eshref Qafleshi, pas tërheqjes së vërejtjes nga gjyqtarja e çështjes në një pyetje se a zhvillohet ndaj tij ndonjë procedurë penale ndaj të njëjtit, Qafleshi “duke mos qenë i sinqertë ka deklaruar se nuk zhvillohet asnjë procedurë penale kundër të njëjtit dhe as që ndiqet penalisht”.

“Duke pasur shkresat e lëndës para vetës dhe sistemin e informacionit të policisë së Kosovës jam detyruar si Prokuror i çështjes që përsëri t’i parashtroj pyetjen e bërë më parë, i pandehuri sërish përgjigjët me jo. Atëherë jam detyruar që t’i prezantoj informacionin e të dhënave të Policisë së Kosovës”, tha Susuri.

“Para përfundimit të seancës, në afërsi të vendit ku isha ulur si prokuror, i pandehuri Eshref Qafleshi ngritet në këmbë duke më bërë me gisht dhe me tonë kërcënues duke më thënë se ke me pa se kush është Eshref Qafleshi”, tha prokurori në cilësinë e të dëmtuarit.

Ndërsa për deklarimin e dhënë nga i dëmtuari Susuri, pati vërejtje mbrojtësi i të akuzuarit Adem Jetishi.

Seanca e ardhshme për këtë rast u caktua për 18 prill./kallxo.com/

Më Shumë

Policia në Suharekë konfiskon dy armë zjarri

Në 24 orët e  fundit, policia në Suharekë ka konfiskuar dy armë zjarri.     Siç bëhet e ditur, në rastin e parë, gjatë  kontrollit në automjetin...

Kryeziu: Serbia vazhdon me regjimin e Millosheviqit, pavarësisht që kanë ndryshuar njerëzit

Ish-gjyqtari i Kushtetueses, Kadri Kryeziu, thotë se Serbia me veprimet e ngjashme si ato të sotme që ndaloi kosovarët në pikat kufitare, po tregohet...

Lajmet e Fundit