16.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Prokuroria e Prizrenit ka ngritur aktakuzë për lëndim të rëndë trupor dhe për pjesëmarrje në rrahje

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve M.L., dhe R.O., për shkak të veprës penale “Lëndim i rëndë trupor” dhe për veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, i akuzuri M.L., personit tjetër i shkakton lëndime të rënda trupore me rrezikim të jetës. Kështu, me datë 11.09.2018 rreth orës 21:20 minuta, në afërsi të kishës katolike “Zonja Ndihmëtare” në Prizren, pasi e parkon automjetin, e ndal të dëmtuarin K.K., dhe me mjet të mprehtë (thikë) e kërcënon për një mosmarrëveshje të mëherëshme. I dëmtuari ikë në drejtim të shtëpisë së një qytetari ku ishin të fshehur disa persona tjerë të panjohur, të cilët e sulmojnë me mjete të forta të dëmtuarin. Ndërkohë, i akuzuari M.L., me thikë njëherë e godet të dëmtuarin K.K.,, në regjionin e djathtë të krahërorit pas shpine, duke i shkaktuar grumbullim të ajrit dhe gjakut në mushkëri dhe në veshkë.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i akuzuari M.L., ka kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor” nga neni 189 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 2 nënparagrafi 2.1 të KPRK-së.

Ndërkaq, i akuzuari tjetër R.O., në kohë dhe vend të njëjtë merr pjesë në rrahje, e cila ka rezultuar me lëndim të rëndë trupor të personit tjetër, në atë mënyrë që pasi i dëmtuari K.K., mundohet të ikë nga sulmi i të akuzuarit të parë M.L., i del përpara, të cilin disa herë e grushton në fytyrë dhe trup, së bashku me dy persona të tjerë të panjohur.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i akuzuari R.O., ka kryer veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje” nga neni 190 paragrafi 1 të KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të akuzuarit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat u vihen në barrë./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Elsa Lila rrëfen qëndrimin e saj në burg

Elsa Lila ka rrëfyer në ‘Ferma Vip’ ditët e qëndrimit të saj në burg. Ajo u arrestua në Itali si pjesë e një grupi kriminal...

Tri vjet nga vdekja e Cimës – përkujtohet me mall nga Adelina: U zgjova me dhimbjen e njëjtë si kur u ndave nga ne...

Janë bërë tri vite që kur u nda nga jeta legjenda e humorit shqiptar, Rasim Thaçi – Cima. Artisti i mirënjohur ndërroi jetë më 26...

Lajmet e Fundit