18.8 C
Prizren
E martë, 16 Prill, 2024

Prokuroria e Prizrenit zbulon minj të ngordhur në Fabrikën e Mishit

Në një reportazh ekskluziv, i cili do të transmetohet këtë të premte, emisioni “Drejtësia në Kosovë” trajton temën e mishit të importuar nga Belgjika.

Reportazhi sjell rrëfimin nga prokurorët e Prizrenit, të cilët janë duke hetuar këtë skandal.

Në filmimet ekskluzive, emisioni do të transmetojë pamjet nga bastisjet e urdhëruara nga Prokuroria e Shtetit në kompanitë që merren me prodhimin e suxhukut, sallameve dhe proshutës e po ashtu në kompanitë që merren me importin e mishit të dyshimtë.

Reportazhi tregon për ambientet e përpunimit të mishit, ku lëvizja e minjve është e papenguar dhe niveli i pastërtisë lë shumë për të dëshiruar.

Reportazhi paraqet edhe momentet kur policia dhe AVUK konfiskojnë 1800 kg mish me afat të skaduar në kompaninë e cila dyshohet se ka importuar mish nga Belgjika.

Filmimet ekskluzive të aktiviteteve të Prokurorisë në këtë rast mund t’i ndiqni të premten nga ora 22:20 në emisionin “Drejtësia në Kosovë”.

Më Shumë

Qethja e deleve në familjen e dëshmorit të UÇK-së, Pal Paluca (Foto)

Zyrtarët e Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural nw Prizren  kanë asistuar në qethjen e deleve në familjen e dëshmorit të UÇK-së, Pal...

152 vite nga lindja e Asdrenit, autorit të Himnit të Flamurit

Aleksandër Stavre Drenova i njohur si Asdreni ka lindur më 11 prill 1872 në Drenovë të Korçës, dhe ishte njëri nga poetët me të...

Lajmet e Fundit