9.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

Prokuroria fillon hetimin e zyrtarëve që morën pjesë në rrënimin e ‘Abi Çarshisë’

Prokuroria e Prizrenit, departamenti për krime të rënda ka filluar hetimet ndaj zyrtarëve që kanë marrë pjesë në rrënimin e aneks objektit pa leje të ‘Abi Çarshisë’. Ata po dyshohen se kanë keqpërdorur detyrën zyrtare.

Kjo ishte arsyeja pse Gjykata e Prizrenit vendosi masë të sigurisë, duke mos lejuar rrënimin e këtij objekti, që ishte planifikuar të bëhet sot nga komuna.

“Departamenti për krime të rënda, gjykatës ia ka përcjellë aktvendimin për fillimin e hetimeve kundër të pandehurve Islam Thaqi, drejtor i drejtorisë së inspektoratit pranë Komunës së Prizrenit, Jetmire Vrenezi, inspektore komunale e ndërtimtarisë pranë Komunës së Prizrenit, Arjan Taraku, zyrtar në inspektoratin komunal të ndërtimtarisë pranë Komunës së Prizrenit, Shqipron Krasniqi, jurist pranë Komunës së Prizrenit dhe Isë Bislimaj, zyrtar në inspektoratin komunal të ndërtimtarisë pranë Komunës së Prizrenit”, thuhet në arsyetimin e gjykatës.

Sipas prokurorisë të lartpërmendurit po hetohen për shkak të dyshimit të arsyeshme se kanë kryer në bashkëkryerje veprën penale të keqpërdorimit të pozitës dhe autoritetit zyrtar.

Gjykata Themelore në Prizren sot ka vendosur masë të përkohshme ndaj rrënimit të objektit pa leje të Abi Çarshisë.

Drejtori i Inspektoratit, Islam Thaqi, ka thënë se Komuna e Prizrenit do ta respektojë vendimin e gjykatës për masë të përkohshme.

Më Shumë

“Fortnight”, kënga e re e Taylor Swift thyen rekord!

Kënga e re e Taylor Swift “Fortnight” po korr një sukses të jashtëzakonshëm. Spotify së fundmi njoftoi se kënga e 34-vjeçares “Fortnight”, me Post...

Sot votohet për shkarkimin e kryetarëve në katër komunat në veri

Sot në katër komunat në veri të vendit do të votohet për ose kundër shkarkimit të kryetarëve shqiptarë në këto komunat. Komunat që do të...

Lajmet e Fundit