13.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Prokuroria në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj Nait Hasanit

Nait HasaniDeputetë, këshilltarë komunalë e madje dhe prokurorë dhe gjyqtarë do të përballen me aktakuza për mos deklarim të pasurisë. Prokuroria e shtetit deri më tani i ka bërë 30 këso aktakuzash për mos deklarim të pasurisë e që më së shumti dominojnë këshilltarët komunalë të komunitetit serb në komunat me shumicë serbe.

Por në mesin e këtyre që u është ngritur aktakuza janë edhe deputetë të Kuvendit të Kosovës të mandatit të kaluar dhe këtij të zgjedhur pas zgjedhjeve të 8 qershorit. Nait Hasani, ish-deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, ka të ngritur një aktakuzë me të cilën akuzohet për mosraportim ose raportim të rremë i të ardhurave dhe dhuratave, shkruan Tribuna.

Prokuroria Themelore e Prizrenit ka ngritur tashmë aktakuzë ndaj Nait Hasanit i cili do të përballet me këto vepra penale sipas nenit 437 të Kodit të Procedurës penale. Sipas aktakuzës Hasani nuk ka treguar saktë të hyrat vjetore për vitin 2012. Sipas aktakuzës ekziston mospërputhje në mes të hyrave vjetore të deklaruara në formularin për deklarimin e pasurisë si dhe raportit nga të hyrat e siguruar nga Kuvendi i Kosovës.

Më Shumë

58 aksidente trafiku për 24 orë në Kosovë

58 aksidente trafiku të ndodhura janë raportuar brenda 24 orëve. 15 nga to janë me të lënduar, ndërsa 43 me dëme materiale. Gjatë kësaj periudhe janë...

Memorandum për rritje ekonomike dhe inovacion në Komunën e Prizrenit

Kryetari Shaqir Totaj ka nënshkruar sot Memorandum Bashkëpunimi me OJQ “Agjencia për Zhvillim Rajonal Jug” (AZHR Jug). Ky memorandum synon të zbatohet për politikat e...

Lajmet e Fundit