6.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Prokuroria nis hetimet për krimet në Mushtisht

Prokuroria Speciale thotë se ka nisur hetimet për krimet e kryera në Mushtisht.

Pas publikimit në KALLXO.com të artikullit “Heshtja e Prokurorisë Speciale për Krimet në Mushtisht”, kjo prokurori tregoi se ka nisur hetimet për këto krime.

“PSRK-ja me vetiniciativë, më 16 shtator 2016, ka filluar hetim paraprak për këtë çështje. Tani PSRK-ja është duke pritur rezultatet e hetimeve preliminare dhe dorëzimit të kallëzimeve penale nga ana e hetuesve policorë,” shpjegoi për KALLXO.com zëdhënësja e kësaj prokurorie Liridona Kozmaqi.

Prokuroria i kishte thënë KALLXO.com në fund të gushtit se për ato që ndodhën në këtë fshat gjatë e pas luftës kishte pranuar vetëm dy kallëzime penale të cilat ishin hedhur poshtë.

Por kur artikulli i KALLXO.com doli dje, Prokuroria Speciale tregoi se hetimet për krimet në Mushtisht kanë nisur më 16 shtator.

Në këtë fshat sipas shënimeve të Fondit për të Drejtën Humanitare, janë vrarë 17 shqiptarë e dy serbë, ndërsa të zhdukur konsiderohen 16 serbë dhe 12 shqiptarë.

Kur ekipi i KALLXO.com vizitoi Mushtishtin, banorë të fshatit që përjetuan vrasjet e të afërmve u ankuan se asnjëherë nuk janë kontaktuar nga prokuroria për këto krime.

Banorët serbë të Mushtishtit janë larguar nga fshati pas luftës, ndërsa në nëntor planifikohet të nisin punimet e ndërtimit të shtëpive për 10 familje serbe që dëshirojnë të rikthehen.

Shqiptarët e Mushtishtit e kundërshtojnë këtë kthim, pasi akuzojnë ish-fqinjët e tyre serbë se u përfshinë në fushatat e vrasjeve të njerëzve të fshatit, djegies së shtëpive dhe plaçkitjeve gjatë kohës së luftës së vitit 1999.

Por edhe serbët e Mushtishtit ankohen për dëbimin, vrasjet dhe shkatërrimin e shtëpive dhe kishës së tyre nga shqiptarët.

150 të larguar nga ky fshat tentuan të vizitojnë pronat e tyre në Mushtisht dhe kishën e rrënuar për një festë fetare më 28 gusht, por hoqën dorë nga kjo gjë, pasi shqiptarët e Mushtishtit protestuan kundër kësaj vizite.

Kur u paralajmërua kthimi i dhjetë familjeve serbe në Mushtisht, disa të rinj nga ky fshat ngritën një billbord me pamje nga fotografitë e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.

Më Shumë

Përfundon zgjedhja e kryetarëve dhe këshillave të bashkësive lokale në Prizren

Pas dy muajsh pune intensive dhe angazhimit të ekipit të kryesuar nga Drejtori i Administratës së Komunës së Prizrenit, Edin Shehu, ka përfunduar me...

Përkujtohen dëshmorët dhe martirët e Lubizhdës së Hasit

Në Lubizhdë të Hasit, të premten është mbajtur manifestim përkujtimor në nderim të 14 dëshmorëve dhe 40 martirëve të këtij lokaliteti. Familjarë të dëshmorëve...

Lajmet e Fundit