11.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Protestë në Mushtisht të Suharekës kundër vizitës së serbëve, policia ndërhynë me gaz lotsjellës

Banorët e fshatit Mushtisht të Suharekës kanë organizuar protestë kundër vizitës së serbëve në manastirin e këtij fshati, njofton Klan Kosova.

Në protestën që ka filluar në orën shtatë protestuesit kanë bllokuar rrugët, kundër kësaj vizite të serbëve që paraluftës kanë jetuar aty.

Policia disa herë ka kërkuar nga qytetarët ta lirojnë rrugën, por protestuesit nuk janë bindur.

Protesta nuk ka shkuar e qetë dhe në një moment policia ka hedhur edhe gaz lotsjellës, ku ka pasur disa persona të lënduar lehtë, raporton gazetari i Klan Kosovës nga terreni.

Në protestë është lënduar edhe një polic, ndërsa njoftohet edhe për disa persona të arrestuar.

Më Shumë

Policia shqipton mbi një mijë e 500 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1501 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Vetaksident i rëndë trafiku në Prizren (video)

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në qytetin e Prizrenit, raporton Gazeta Sinjali. Sinjalizues të Sinjalit...

Lajmet e Fundit