7.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Protestë në shkollat e Malishevës

protest-euml-n-euml-shkollat-e-malishev-euml-s_hddddddddNë shenjë pakënaqësie, për largimin e disa profesorëve të tri shkollave të mesme të Malishevës, më shumë se 100 nxënës kanë protestuar sot rreth orës 09:00, para kuvendit komunal të Malishevës.

Më pas, këtyre nxënësve, iu bashkuan edhe 35 mësimdhënës të tjerë. E kjo protestë ka përfunduar në ora 11:30, pa ndonjë incident.

Kështu bënë të ditur për KosovaPress, rreshter Vesel Gashi, nga drejtoria e Policisë së Prizrenit.

“Sot rreth orës 09:00, mbi 100 nxënës kanë protestuar para Kuvendit Komunal të Malishevës. Më pas atyre iu bashkuan edhe personeli i shkollave, rreth 35 mësimdhënës. Ndërsa një delegacion i protestuesve, rreth orës 11 e gjysmë, ka biseduar me kryetarin e Komunës së Malishevës dhe drejtorin e Arsimit. Pas bisedimeve në mes të delegacionit dhe zyrtarëve të Komunës, protesta është shpërndarë, pa ndonjë incident”, ka thënë rreshter Gashi, nëpërmjet një telefonate.

E lidhur me largimin nga puna, përveç mësimdhënësve të tri shkollave të mesme, kanë reaguar edhe partitë opozitare një ditë më parë, duke thënë se ata që udhëheqin me këtë Komunë u hakmorën ndaj anëtarëve të partive opozitare.

PDK-ja dhe VV-ja kanë akuzuar se militantët e NISMA-së kanë pushtuar shkollat e Malishevës.

Sipas PDK-së, diferencimet më të mëdha janë bërë në tri shkollat e mesme të Komunës së Malishevës, e cila ka listuar të gjitha rastet ku ata mendojnë se janë bërë shkelje.

Edhe Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Malishevë, thotë se me kohë ka tërhequr vërejtjen se kryetari Begaj dhe drejtori për Arsim, Blerim Thaçi, po i zbatojnë direktivat e partisë për punësim në sektorin e Arsimit.

VV më tej ka numëruar një varg shkeljesh të ligjit me rastin e pranimit të kuadrit arsimor. /KP/

Më Shumë

Kujtimi im për Enverin e Kosovës

Blerim Latifi Kam qenë vetëm gjashtë vjeç, por kujtesa fotografike e atyre ditëve vazhdon të mbetet ende shumë e gjallë tek unë. Në shtëpinë tonë...

Prizren, arrestohen 2 persona sulmuan zyrtarët policorë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Prizren, pasi që ata kishin sulmuar zyrtarët policorë. Njëri nga të dyshuarit është dërguar...

Lajmet e Fundit