10.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Pse Qeveria e Kosovës i futi në listë 3000 “luftëtarë”, pa qenë kurrë të tillë?

Kryetari i ri i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, më të marrë këtë post është shprehur se listën e veteranëve e ka fryrë vetë Qeveria, e jo komandantët apo organizatat e dala nga lufta. Ai tha se qeveritarët kanë sjellë mbi 3 mijë emra për t’i bërë veteranë, për të cilët Gucati pati thënë se nuk e dinë ku kanë qenë në luftë.

Rexhep Selimi, deputet nga radhët e Vetëvendosjes, njëherit dhe ish luftëtar i UÇK-së thotë se Komisioni për verifikimin e listave është komision qeveritar, por përbërja e atij komosioni është nga njerëz me përgjegjësi të tanishme, por edhe të dikurshme në hierarkinë e UÇK-së.

Dhe sa i përket deklaratës së kryetarit të OVL-UÇK-së, për çështjen e “fryerjes” së listave të veteranëve, Selimi tha se i vjen mirë që kanë filluar edhe organiztat e tilla të merren me këto lista.

“Më vjen mirë që kryetari i sapozgjedhur e ka identifikuar si problem të madh fryerjen e listave. Mirëpo ai e ka rastin tani që të reagojë dhe të veprojë”, ka thënë ai për InfoPress.

Ai po ashtu thotë se në pothuaje me ligjin aktual kryetari mund të jetë shembulli më i mirë se si bashkëpunohet me drejtësinë, duke i denoncuar për vepër penale kushdo që ka dëshmuar rrejshëm dhe përfiton paligjshëm nga statusi i veteranit apo invalidit të luftës.

“Sa i përket ligjit për veteranët e UÇK-së, patjetër që ka nevojë për amandamente ashtu siç në kohën e procedimit ne i kemi dhënë vërejtjet dhe sugjerimet tona. Deri atëherë mund të fillojë pastrimi i listave edhe në përputhje me ligjin aktual”, nënvizoi Selimi për Gazetën InfoPress.

Shemsi Syla njëri nga anëtarët e komisionit për verifikimin e listave, të Zonës Operative të Karadakut,dha dorëheqje nga kjo pozitë për arsye se ishte i pakënaqur me procesin e verifikimit të listave,e cila sipas tij kishte deformime, zvarritje e neglizhencë.

Syla në deklaratën e tij kishte pati thënë se po terhiqet nga ky proces për shkak se ky i fundit e kishte parë të pamundur mbajtjen e premtimit që e kishte bërë se do t`i përmirësonte të gjitha gabimet në lista, dhe nuk do t`i hynte në hak askujt.

“Edhe pse nuk jam pajtuar me daljen e atyre listave, atëherë kam marrë përgjegjësi, jo vetëm si anëtar i komisionit, por mbi të gjitha edhe si organizator dhe drejtues i luftës, në pozitën e ish-zëvendëskomandantit të Zonës Operative të Karadakut. Por, duke e parë të pamundur realizimin e këtij premtimi, detyrohem që tani e tutje të mos jem më pjesë e këtij procesi”, kishte thënë Syla

Syla thotë për Infopress se përkrah ligjin për vlerat e luftës së UÇK-së, edhe pse dihet se ky ligj ka mangësi, paqartësi e edhe lëshime e gabime, por thotë se ka shpresuar se me angazhim ato do të tejkalohen e korrigjohen me akte nënligjore, gjë që nuk ka ndodhur. Këtë proces sipas Sylës nuk e rrezikon vetëm ligji i paqartë, por edhe qasja joadekuate në mënyrën e verifikimit nga ana e atyre që kanë pasur për obligim ta bëjnë një gjë të tillë.

“Unë nuk besoj se kjo qeveri dhe kjo klasë politike do të veprojë , sepse ata janë fajtorët e këtyre shkeljeve. Ata e kanë të kapur edhe prokurorinë edhe drejtuesit e ligjit sot në Kosovë, vetëm pas rrezimit të kësaj qeverie dhe ardhjes në pushtet të një qeverie parimore mund të anulojë si të tërë këtë verifikim dhe pastaj te krijojë komision të besueshëm dhe zbatues te ligjit me përpikeri”, ka thënë ai për InfoPress.

Përfaqësuesi i organizatave të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Xhavit Jashari, tha se procesi i verifikimit është proces që ende nuk ka përfunduar,dhe sipas tij po shihet që nuk do përfundojë njëherë. Ai për këtë gjë thotë se fajtor në njëfarë mënyre është Qeveria, e cila nuk po merret më seriozisht me këtë çështje dhe nuk po e përshpejton këtë proces duke u mbështetur në Ligjin për Veteranët e UÇK-së.

“Qeveria është ajo që obligohet me ligj që të zbatojë të drejtat e këtyre kategorive dhe ta zbatojë në përpikmëri ligjin për vlerat e luftës,dhe të mos ndërhyjë as në lista e as në proceset tjera të Komisionit Verifikues të listave të Veteranëve të UÇK-së”, thekson Jashari për InfoPress.

Më Shumë

Rike Roçi i jep fund lidhjes: Mbaroi sapo dola

E ftuar në ‘Wake Up’ mëngjesin e sotëm ishte Rike Roçi, e cila është eliminuar së fundmi nga formati më i ndjekur ‘BBV3’. Ajo ka...

Moti sot me diell dhe shumë i ngrohtë

Të dielën, më 14 prill parashikohet të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë. Era do fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 6-25...

Lajmet e Fundit