11.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

Pse u takua Enver Hasani me Bajram Rexhepin e PDK-së?!

Enver Hasani-Bajram RexhepiKryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, sot është takuar në Mitrovicë me anëtarin e Kryesisë së PDK-së dhe njëherësh ministrin në detyrë të Ministrisë së Brendshme, Bajram Rexhepin.

Në këtë takim, siç raporton Veriu.info, kanë qenë ta pranishëm edhe disa figura të PDK-së nga Mitrovica, si dhe drejtori i Akademisë të Kosovës për Siguri Publike, Ismajl Smakiqi, i cili në kohën kur Bajram Rexhepi ishte kryetar i Mitrovicës ishte nënkryetar i kësaj Komune.

Burimi i portalit Veriu ka treguar se takimi është zhvilluar sot rreth orës 11:00 në restorantin Okarina në Mitrovicë.

“Fillimisht aty ka shkuar Enver Hasani, pastaj doktor Adem Nura me disa eksponentë të PDK-së të Mitrovicës. Më pastaj aty ka ardhur Bajram Rexhepi nga hyrja dytësore e lokalit. Bajram Rexhepi ka nejt shumë pak dhe ka zhvilluar një bisedë aspak miqësore me Enver Hasanin. Pas shkuarjes Bajram Rexhepit, Enver Hasani ka vazhduar bisedën me Ismajl Smakiqin dhe Adem Nurën. Mirëpo, u doke që Enveri po i kundërshton shumë”, thotë burimi.

“Krejt biseda është zhvilluar për çështjen e Kryetarit të Kuvendit”, thotë burimi.

Kujtojmë se PDK e ka dërguar një lëndë në Gjykatën Kushtetuese, me të cilën kontestohet zgjedhja e Isa Mustafës në postin e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës. Kushtetuesja pastaj ka marrë një masë të përkohshme, duke e pezulluar Mustafën nga kjo detyrë, deri në marrjen e vendimit.

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, shumë herë në media është quajtur si person i afërt me PDK-në.

Koalicioni LDK-AAK-NISMA dhe opinionistët e kanë kritikuar veprimin e tij të fundit për pezullimin e Mustafës, për shkak të shpejtësisë së marrjes së vendimit, duke pasur parasysh se kjo gjykatë ende nuk ka marrë një vendim për anëtarin e saj Kadri Kryeziun, i cili në fushatën e fundit zgjedhore ka marrë pjesë në një tubim të PDK-së, gjë që ndalohet për gjykatësit e Kushtetueses.

Më Shumë

Lajmet e Fundit