16.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Publikohen listat e ish-Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës

Listat e dëshmorëve, veteranëve, pjesëtarëve, pjesëmarrësve dhe invalidëve të ish Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës (MMRK) janë publikuar nga Komisioni qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të dëshmorit të kombit, invalidit, veteranit, pjesëtarit apo të internuarit të UÇK-së.

Këto lista të nënshkruara nga përfaqësuesi i kësaj ministrie, eprori i lartë ushtarak Rrustem Berisha, më në fund kanë marrë bekimin e këtij komisioni për t’u publikuar. Ish-komandant i Brigadës 138 “Agim Ramadan” Berisha, ka konfirmuar për “Zërin” se nga sot listat e Ministrisë së Mbrojtjes janë publike.

“Po, kanë dal listat e Ministrisë së Mbrojtjes. Por them se janë bërë disa gabime gjatë shtypjes ë listave por që në të ardhmen shumë të afërt do t’i publikojmë edhe emra të tjerë”, ka thënë ai

Listave për Zonën e Karadakut, Nerodimës, Llapit, Shalës, Dukagjinit, Pashtrikut, Drenicës, Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së me njësitë vartëse, Fondit Vendlindja thërret, i janë bashkangjitur sot edhe listat e për ish pjesëtarët e Ministrisë së Mbrojtjes.

Zyra për Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës , Sekretaria e Komisionit nën emrin MINISTRIA E MBROJTJES E REPUBLIKËS SË KOSOVËS NË EKZIL i ka publikuar këto lista në faqen elektronike të këtij komisioni: KLIKO KETU

Në Listën e Dëshmorëve, të publikuar tashmë nga Komisioni Qeveritar për Verifikimin dhe Njohjen e Statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit, Veteranit, Pjesëtarit apo të Internuarit të UÇK-së, kolonel Ahmet Krasniqi, ish-ministri i Mbrojtjes është shpallur dëshmor.

Në Listën e Dëshmorëve, të publikuar nga Komisioni, janë edhe Enver Maloku, Mark Malota, Gjergj Sokoli, Qazim Jakupi, Muharrem Tafaj, Rashit Mustafa. Derisa veteran është shpallur koloneli Tahir Zemaj. /Zëri/

Më Shumë

SBAShK paralajmëron protestë më 1 maj

  Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) ka bërë të ditur se me 1 maj do të ketë protestë të punëtorëve të arsimit. Në njoftimin...

Trepça fiton ndaj Prishtinës në gjysmëfinalen e parë

Trepça ka fituar ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 87:81 (22:19, 21:20, 21:16, 23:26) Kevin Capers kishte 13 pikë, 4 kërcime e...

Lajmet e Fundit