8.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Punëtorët e “Abi Çarshia”: Mos na merrni bukën !

Me ftesë të pronarëve të kompanisë “ Abi Çarshia”, të shtunën është mbajtur një protestë paqësore në ambientët e këtij kompleksi afarist, pas rrënimit të disa objekteve nga Inspektorati i Prizrenit në këtë kompleks ditën e premte.

Pjesë e kësaj protestës ishin punëtorë të kompanisë, biznese të cilat e ushtrojnë veprimtarinë e tyre në këtë kompleks, përfaqësues të partive politike dhe qytetarë. Avokati i kompanisë, Taulant Hodaj, edhe një herë tha se veprimi i djeshëm i Inspektoratit ka qenë i kundërligjshëm, pasi që sipas tij, nuk janë respektuar vendimet që duhej zbatuar në radhë të parë atyre të ministrisë së Mjedisit.

Përfaqësuesit e punëtorëve të kësaj kompanie dhe bizneseve që e ushtrojnë veprimtarinë në këtë kompleks, thanë se veprimi i djeshëm i komunës së Prizrenit, ju ka sjellur dëme të mëdha atyre dhe kërkojnë që në radhë të parë kryetari , Mytaher Haskuka, të angazhohet në zgjidhjen e kësaj çështje jetike për ata, u shprehen Dritan Sahatçiu, Bertan Bytyçi dhe të tjerë.

Në mbështetje të kësaj proteste, kishin dalur edhe zyrtarë të degës së AAK-së dhe PDK-së në Prizren. Punëtorët e kësaj kompanie, shprehen shqetësimet e tyre se me veprimin e djeshëm të komunës së Prizrenit, po iu rrezikohet vendi i punës dhe sigurimi i mirëqenies për familjet e tyre.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme, Inspektorati ka rrënuar disa objekte në këtë kompleks, aksion ky që është përshkruar me shumë kundërshtime nga pronarët e kompanisë.

Gjatë ditës së sotme nuk kanë vazhduar aktivitetet për vijimin e rrënimeve në objekteve në këtë kompleks, me ç’rast drejtori i Inspektoratëve, Islam Thaçi, tha se i është dhënë mundësi bizneseve që e ushtrojnë veprimtarinë e tyre në këtë kompleks të largojnë inventarin nga objektet ku parashihen të ekzekutohen rrënime./tvprizreni.info/

Më Shumë

Vdes 41-vjeçari pasi u godit nga rryma elektrike teksa po peshkonte në Romajë

Një person ka vdekur sonte në Spitalin Rajonal të Prizrenit, pasi derisa ishte duke peshkuar me gjenerator elektrik, në fshatin Romajë, ishte goditur nga...

Përfundon zgjedhja e kryetarëve dhe këshillave të bashkësive lokale në Prizren

Pas dy muajsh pune intensive dhe angazhimit të ekipit të kryesuar nga Drejtori i Administratës së Komunës së Prizrenit, Edin Shehu, ka përfunduar me...

Lajmet e Fundit