4.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Pyetjet e LDK-së për drejtorin Çoçaj

Nexhat cocaj DKALidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka parashtruar disa pyetje për drejtorin e Drejtorisë së Arsimit në Prizren, Nexhat Çoçajn. Zyrtarët e këtij subjekti politik, në këto pyetje kanë ngritur disa çështje rreth parregullsive në arsim.

“Denoncimet publike të komisionit për Arsim në Degën e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren për shkelje të ligjit dhe vet gjendjen në arsmin e komunës së Prizrenit nga vartësi i të dënuarit Ramadan Muja, drejtori i arsimit komunal Nexhat Çoçaj u patën cilësuar si “shpifje”.!”, thuhet në komunikatën e LDK-së në Prizren.

“Për këtë qëllim ne ia përsërisim prapë pyetjet e njëjta me shkeljet tjera tani të denoncuara edhe publikisht nga mjetet e informimit vizuel.”

“Nexhat Çoçaj, na thuani me cilin konkurs dhe në bazë të cilave kritere profesionale është i punësuar djali i drejtorit të SHFMU “Mati Logoreci” në po të njëjtën shkollë ku prindi i tij është drejtor ?!. Kur dihet se ai ka të mbaruar kolegjin FAMA në një drejtim nga profilet jo arsimore.!”

“Nexhat Çoçaj, me cilin konkurs është e punësuar asambleistja e PDK-së, Agnesa Bytyçi në SHFMU “Dy Dëshmorët” në Piranë , çka ka të mbaruar ajo dhe cilën lëndë mësimore jep ajo aty ?!.”

“Nexhat Çoçaj, me cilin konkurs dhe me cilën diplomë u patë punësuar Gyltene Xhaferi në SHFMU” Sinan Thaçi” në Zojz dhe me cilin konkurs u transferua ajo në SHFMU ” Lekë Dukagjini” ?!. Kush është ai “mësuesi” që e pasoi atë në këtë shkollë për lëndën e Edukatës Muzikore dhe me cilin konkurs u punësua ai, apo pa konkurs fare ?!. ”

“Nexhat Çoçaj, me cilin konkurs u punësua kundërligjshëm ish drejtori i shëndetësisë në mandatin e kaluar, tani koordinatori i shëndetësisë në KK Prizren në shkollën e mesme të mjekësisë ?!.”

“Nexhat Çoçaj, me cilin konkurs me cilën bazë ligjore është e punësuar në shkollën e mesme ekonomike Haxhere Gavazaj e cila është njëkohësisht edhe zyrtare e lartë në drejtorinë ku ju jeni sulltan i atij kalifati ?!.”

“Na e dimë se shkeljet e ligjit nga ana juaj çdo ditë e më shumë e begatojnë CV tuaj në raport me prokurorinë dhe gjyqësinë.”

“Për këtë natyrshëm na vije keq, jo për ju por, për gjendjen e arsimit dhe shkollave të komunës së Prizrenit. Ti turpërsisht do të shkon një ditë nga ajo pozitë, por pasojat për gjeneratat e kësaj kohe do të jenë të pa riparueshme. Ju përveç se keni arrit të krijoni një elitë huliganësh nëpër shkollat tona, jeni edhe drejtori më së shumti dosje në prokurori dhe ballafaqime gjyqësore, fatkeqësisht për asgjë më shumë.”/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Këta dy shokë krijuan lëkurën nga kaktusi dhe i shpëtuan jetën 1 miliardë kafshëve

Adrian dhe Marte, dy sipërmarrës me origjinë nga Meksika, kanë zhvilluar një 'lëkurë' vegane të quajtur "Desserto" nga Kaktusi. Ky material eco-friendly ngjan shumë me...

Rike Roçi i jep fund lidhjes: Mbaroi sapo dola

E ftuar në ‘Wake Up’ mëngjesin e sotëm ishte Rike Roçi, e cila është eliminuar së fundmi nga formati më i ndjekur ‘BBV3’. Ajo ka...

Lajmet e Fundit