8.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Qeveria pa plan për të ndalur migrimin ilegal

Emigrant kosovarAnalistët shprehen se fjalimi i kryeministrit Isa Mustafa, se janë duke punuar intensivisht për ta përgatitur një plan qeveritar, që do të jetë i gatshëm deri kah mesi i janarit, është non -sens.

Ata thonë se plani duhej të formohej urgjentisht për të ndalur këtë dramë të migrimeve, e cila nuk po merr fund, por karvani i atyre që po lënë Kosovën është i tmerrshëm.

Viti që tashmë po lëmë pas është përshkruar me ikjen e dhjetëra mijëra personave jashtë vendit, duke e bërë që Kosova të prijë me numrin më t ë madh të azilkërkuesve në qendrat strehimore në Hungari, Gjermani, Francë etj, teksa në anën tjetër Qeveria e sapoformuar, nuk brengoset fare për këtë “tragjedi kombëtare”.

Rreth 35 mijë persona kërkuan azil gjatë vitit 2014 vetëm ën strehimoret e Hungarisë e të mos flasim për numrin e madh të azilkërkuesve në vendet e tjera./Kosova Sot/

Më Shumë

Përkujtohen dëshmorët dhe martirët e Lubizhdës së Hasit

Në Lubizhdë të Hasit, të premten është mbajtur manifestim përkujtimor në nderim të 14 dëshmorëve dhe 40 martirëve të këtij lokaliteti. Familjarë të dëshmorëve...

Nesër ditë zie në Kosovë

Nesër do të mbahet ditë zie në Kosovë. Kështu ka bërë të ditur Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. “Nesër do të jetë ditë zie shtetërore në...

Lajmet e Fundit