13.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Qeveria sërish shkel mbi Kuvendin e Kosovës

Qeveria e Kosovës më 25 gusht të këtij viti në rundin e ri të bisedimeve Kosovë-Serbi, në nivel kryeministrash nënshkroi, në pako katër marrëveshjet që ishin: Marrëveshja për Asociacionin e Komunave serbe, ajo për telekomunikacionin, ajo për energjetikën, si dhe marrëveshja për heqjen e barrikadës “Parku i paqes” mbi lumin Ibër.

Pavarësisht se i pari i Republikës së Kosovës, kryeministri Mustafa, theksoi se ky është një hap i mirë për vendin, një gjë të tillë nuk po e shohin kështu as qytetarët e vendit e as politikanë e analistë politikë.

Sipas tyre, Qeveria e Kosovës atë ditë kur nënshkroi marrëveshjet nuk ishte konsultuar me mekanizmat e Kuvendit të Kosovës dhe siç thonë të pakënaqurit Qeveria ka vepruar krye në vete, madje duke shkelur edhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Deputeti nga radhët e partisë politike “NISMA”, Zafir Berisha, ka thënë për gazetën se Marrëveshja për Asociacionin e Komunave serbe e thellon jofunksionalitetin e shtetit.

“Marrëveshja për Asociacionin e Komunave Serbe është skandaloze për mendimin tim, sepse kjo marrëveshje edhe më shumë e thellon jofunksionalitetin e shtetit të Kosovës dhe lidershipi i Kosovës është në pyetje se a e do Kosovën apo jo, ose janë njerëz shantazhues dhe të orkestruar nga qarqet, të cilat Kosovën e shohin në një të ardhme si shtet i shpërbërë”, ka thënë Berisha../kosova sot/

Më Shumë

Vetaksident i rëndë trafiku në Prizren (video)

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në qytetin e Prizrenit, raporton Gazeta Sinjali. Sinjalizues të Sinjalit...

Totaj: Amerikanët janë lodhur me Albin Kurtin

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, deklaroi se amerikanët janë lodhur nga qasja e Qeverisë Kurti dhe se durimi i tyre po përfundon. “Duhet...

Lajmet e Fundit