11.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

Rahovec: Burrat ia marrin pasaportat grave, ikin jashtë shtetit

Një grua në Rahovec është ankuar në polici se bashkëshorti i saj i ka marrë me vete në Francë pasaportën e saj dhe të djalit të tyre 19 muajsh, me qëllim që ajo dhe djali i tyre mos të shkojnë në Francë.

Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt, raporton Policia e Kosovës.

Një gjë e tillë i ka ndodhë edhe një çiftit tjetër po në Rahovec. Ankuesja ka raportuar se pasi që janë kthyer nga Zvicra me bashkëshortin në Kosovë për pushime, bashkëshorti ia ka marrë pasaportën, me qëllim që t’ia pamundësojë kthimin në Zvicër. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Mourinho mund të jetë zëvendësues i Kloppit në Liverpool

Të zëvendësosh Jurgen Kloppin nuk është aspak e lehtë, trashëgimia që tekniku gjerman ka lënë në Liverpool është shumë e madhe, por tifozët e...

Duda Balje u ndalua nga autoritetet serbe në kufi

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje është ndaluar mëngjesin e sotëm nga autoritet serbe në pikën kufitare në Merdare. Sipas “EO”, ajo ka qenë...

Lajmet e Fundit