6.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Rahovec: Pranon fajësin, dënohet me kusht se kishte penguar zyrtarët e KRU “Radoniqi”

Një vit burgim me kusht, ka shqiptuar Gjykata Themelore në Gjakovë, dega në Rahovec, ndaj të akuzuarit për pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare, Adnan Raba.

Por, ky dënim ndaj tij nuk do të ekzekutohet nëse ai nuk kryen vepër tjetër penale brenda dy vjetësh.

Aktgjykimi ndaj tij është shpallur nga gjykatësi, Ilir Rashkaj, pasi që i akuzuari paraprakisht e ka pranuar fajësinë për akuzën me të cilën ngarkohet.

I akuzuari Raba, ka thënë se ndjehet fajtor për veprën të cilën e ka kryer dhe pendohet për rastin që i ka ndodhur, por e informoi Gjykatën se këtë e ka bërë, pasi që ka qenë i frustruar me sjelljen jo të përshtatshme të personave zyrtarë, si dhe nuk i ka ditur pasojat e veprimit të tij.

Ai e ka lutur Gjykatën që me rastin e caktimit të dënimit të ketë parasysh gjendjen e varfër ekonomike, pasi që është i papunë dhe mbajtës i familjes gjashtë antarëshe.

Pranimin e fajësisë nga ana e të akuzuarit nuk e ka kundërshtuar as prokurori i shtetit, Ramiz Buzhala.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur aktakuzë më 14 janar 2015, ndaj Adnan Raba, duke e ngarkuar atë me veprën penale pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare.

Sipas aktakuzës, i pandehuri më 2 dhjetor 2014, rreth orës 10:50 në Rahovec, në shtëpinë e tij e cila gjendet në rrugën “Sheh Hilmi Maliqi”, me force ka penguar personat zyrtarë, përgjegjës të KRU “Radoniqi”, Miftar Halilaj dhe Ali Jupa, në kryerjen e detyrës zyrtare.

Sipas aktakuzës, rasti ka ndodhur në atë mënyrë që derisa personat zyrtarë kanë shkuar për inkasimin e faturave të borxhit për ujin e shpenzuar, i akuzuari duke përdorur forcën me një dru te shkurtër i kanoset seriozisht dhe pengon në kryerjen e detyrës zyrtare, duke i shkaktuar lëndime tani të dëmtuarit Halilaj, të cilit i ofrohet ndihma mjekësore në QKMF në Rahovec, me ç’rast zyrtarët largohen pa e kryer detyrën zyrtare.

Më Shumë

Pse e sulmoi Irani Izraelin?

Ben Blushi Sulmi i Iranit kundër Izraelit do të mbahet mend si një ngjarje në të cilën ai që sulmon ka më shumë frikë se...

Parashikohet rënie e temperaturave në javën e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se për javën e ardhshme parashihen ulje e temperaturave të vlerave ekstreme dhe reshje të shiut. E hëna...

Lajmet e Fundit