10.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Rahoveci afër regjistrimit të pasurisë komunale

Grupi për monitorimin e rekomandimeve të dhëna nga Zyra e Auditorit të Përgjithshëm (ZAP) për vitin 2015, ka mbajtur të premten mbledhjen e dytë të radhës.
Në takim, përveç anëtarëve të grupit për monitorimin e rekomandimeve, kanë marrë pjesë edhe zyrtari për regjistrimin e aseteve, kryesuesit e komisioneve për regjistrimin inventarizimit të pasurive jofinanciare komunale dhe kryesuesi i Komisionit për vlerësimin e pasurisë jo financiare komunale. Lulzim Sylejmani, drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa dhe kryesues i Grupit për monitorimin e rekomandimeve të dhëna nga ZAP-i, ka kërkuar nga zyrtari për regjistrimin e aseteve dhe kryesuesit e komisioneve që të raportojnë se deri ku kanë shkuar me regjistrimin e aseteve dhe pasurisë komunale. Drejtori Sylejmani u ka thënë kryesuesve të komisioneve dhe zyrtarit të regjistrimit të aseteve që t’i njoftojnë me kohë anëtarët e grupit për monitorimin e rekomandimeve, në rast të ndonjë ngecje në kryerjen e punës së tyre.

Avdullah Kryeziu, drejtor i Drejtorisë për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm, anëtar i grupit për monitorimin e rekomandimeve të dhëna nga ZAP-i, ka thënë se “pas marrjes së raportit final nga ZAP-i, me kërkesë të kryetarit, kemi formuar dy komisione – atë për regjistrimin inventarizimin e pasurive jo financiare komunale dhe komisionin për vlerësimin e pasurisë jo financiare komunale”. “Pas formimit të këtyre dy komisioneve, në vazhdimësi jemi duke u marrë me të gjeturat e ZAP-it dhe të dy komisionet po ashtu edhe zyrtari për regjistrimin e aseteve komunale është duke e bërë një punë të mirë që besoj që kjo punë e tyre do të ketë edhe rezultat”, ka thënë ai.

Për regjistrimin e aseteve komunale ka folur Asllan Mazreku, zyrtar përgjegjës për regjistrimin e aseteve, i cili ka thënë se “është duke u vërejtur që komisionet janë duke punuar dhe këto komisione, kanë filluar të sjellin edhe materiale dhe deri në fund të vitit mund të them se do të kemi një pasqyrë shumë më të mirë sa i përket regjistrimit të pasurisë komunale”.

Esat Hoti, kryesues i komisionit për vlerësimin e pasurisë jo financiare komunale, është shprehur se pas marrjes së vendimit për emërimin në këtë komision, të gjithë anëtarët e komisionit e kanë filluar punën. “Besoj se angazhimi ynë si grup do të këtë edhe rezultatet e veta”, ka theksuar ai.
Ekrem Bytyqi, kryesues i komisionit për regjistrimin inventarizimin e pasurive jofinanciare komunale, ka thënë se “deri më tani mund të them se është bërë rreth 90 % e këtij regjistrimi dhe shumë shpejtë, si kryesues i këtij komisioni, do të dalim edhe me raportin final”. “Numri total i inventarit të regjistruar deri me tani është 3958, 247 janë jashtë përdorimit, kurse 3711 janë në përdorim”, ka deklaruar ai.

Qamil Sylka, anëtar i komisionit për vlerësimin e pasurisë jofinanciare komunale ka thënë se pas fillimit të përdorimit të programit e-pasuria, është duke u bërë komunikimi i mirë me zyrtarin për regjistrimin e aseteve, pasi në mënyrë i elektronike i dërgohen të dhënat këtij zyrtari.

Më Shumë

Xhamia e Mlikës së Dragashit më e vjetër në Kosovë, besohet se u ndërtua nga një familje siriane

Xhamia e ndërtuar 735 vjet më parë në fshatin Mlikë të Komunës së Dragashit në jug të Kosovës është xhamia më e vjetër në...

Latifi: Kosovës i duhet ndihma profesionale, jo `dyqanet e kirurgjisë`

Kirurgë shqiptarë në mërgatë do ta ndihmojnë Kosovën dhe shëndetësinë e saj, përmes Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës. Kryetari i këtij kolegji Dr. Rifat...

Lajmet e Fundit